Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fitojnë medaljen e Artë në Turqi

07.04.2017 19:17:40

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në turneun Grand Prix në Antalia.

Në finale Distria e mposhti izraeliten, Gili Cohen, në kategorinë deri në 52 kilogramë, me dy waza-ari.

Pas Distria Krasniqit medaljen e artë në turneun Grand Prix në Antalia e ka fituar edhe xhudistja tjetër kosovare, Nora Gjakova.

Nora, e cila garon në kategorinë 57 kilogramë, në finale e mposhti xhudisten izraelite, Timna Nelson Levy pa ndonjë vështirësi të madhe. Pa dyshim ky është një sukses i jashtëzakonshëm për xhudon kosovare, që edhe një herë po dëshmohet si sporti më i suksesshëm në vendin tonë.