Dita botërore e popullsisë

Dita botërore e popullsisë

11.07.2018 08:06:54

Planifikimi familjar nuk është vetëm një çështje e të drejtave të njeriut; është gjithashtu thelbësore për fuqizimin e grave, reduktimin e varfërisë dhe arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

Sipas UNFPA-së, megjithatë, në zonat në zhvillim, rreth 214 milionë gra ende nuk kanë metoda të sigurta dhe efektive të planifikimit familjar, për arsye që variojnë nga mungesa e informacionit apo shërbimeve deri te mungesa e mbështetjes nga partnerët ose komunitetet e tyre. Kjo kërcënon mundësinë e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten, familjet dhe komunitetet e tyre.

UNFPA mbështet planifikimin familjar në vendet në zhvillim duke siguruar një furnizim të besueshëm të një sërë kontraceptivësh modernë, forcimin e sistemeve shëndetësore kombëtare dhe promovimin e barazisë gjinore.

Në këtë Ditë Botërore të Popullsisë, UNFPA u bën thirrje qeverive të përmbushin angazhimet e tyre për të siguruar qasje universale në kujdesin shëndetësor seksual dhe riprodhues dhe të drejtat riprodhuese, duke përfshirë shërbimet dhe informacionin e planifikimit familjar, siç është rënë dakord në Konferencën Ndërkombëtare për Popullsi dhe Zhvillim e vitit 1994 dhe në Agjendë për Zhvillim të Qëndrueshëm për vitin 2030. Investimet në planifikimin familjar sot janë investime në shëndetin dhe mirëqenien e miliona grave për gjeneratat që do të vijnë.