Dodovska: Profili politik i Zaevit është tërësisht i gabuar

14.12.2016 10:06:47

Të gjithë ne e dimë si filloi historia me 200 mijë votuesit fiktivë, doli në dritë dhe u panë manipulimet. Është shumë e lehtë për të marrë një të drejtë dhe të thoni diçka që nuk është kështu. Zoran Zaev dëshmoi se nuk është politikan parimor dhe nuk luajti korrekt, duhet të ekzistojnë disa standarde, tha mbrëmë profesoresha universitare, Ivanka Dodovska në Studion e Hapur në TV Nova.

Ajo shtoi se të gjitha gjestet e kryetarit të opozitës e vërtetuan atë.

‘Jam përpjekur për të gjetur diçka pozitive në hapat e tij dhe të jem objektive, por të gjitha gjestet treguan diçka krejtësisht të kundërt. Nuk është i përmbajtur në qëndrime. Profili i tij politik është plotësisht i gabuar, nuk është një partner me të cilin ju mund të uleni dhe të bini dakord’, tha Dodovska.