Doli nga shtypi libri enciklopedik – studimor për atë Gjergj Fishtën

10.11.2016 15:00:36

Nga Nue Oroshi

(Kur rritet e shumohet gruri – pakësohen egjrat)

Të nderuar miq, me gëzim iu njoftojmë që sot kemi nxjerrë nga shtypi librin enciklopedik: “Atë Gjergj Fishta Filozof, Ideolog,Kombtarë dhe vizionar”. Libri ka 320 faqe dhe është botim i Shtëpisë Botuese “Lumbardhi” me qendër në Prizren.

Tani ka filluar dalngadalë por sigurt të bie poshtë propaganda pansllaviste që ka gjuajtur dhe ende po gjuan gurë mbi atdhetarin,studiuesin, politikanin, shkrimtarin, dhe njërin ndër burrat më të mëdhenj që dha kombi shqiptarë në fazën e ndërtimit dhe themelimit të shtetit shqiptarë Atë Gjergj Fishta. Në këtë rast solemn shfrytzoj rastin të falëndëroj të gjithë ata të cilët e vendosën nga një gurë në kalanë e pamposhtur me emrin Atë Gjergj Fishta. Falënderojmë studiuesit të cilët më javë dhe muaj të tërë mbledhën materiale të ndryshme dhe bën studimet e tyre në shumë lëmi të ndryshme për Atë Gjergj Fishtën. Gjithashtu falënderojmë edhe donatorët që banë të mundshme botimin e këti libri enciklopedik, pa harruar edhe lektorin, dizajnerin dhe shtypshkronjën që u kujdesën që ky libër enciklopedik të dalë në dritë i plotë. Në fund e kam edhe unë një gëzim që po e ndaj me ju dhe këtë lajmë po iu japë me fjalët e një studiuesi atdhetarë i cili kur ia dhashë njërin ndër 13 librat e Djathtës Shqiptare mi tha këto fjalë:”Kur rritet gruri paksohet egjra”. Urojmë që në të ardhmën studiuesit shqiptarë t’i japin historiografisë shqiptare grurin e pastër kombtarë, duke lënë që egjrat të ndihën të dobsuar dhe mos ta kenë efektin e prishjesë së kombit shqiptarë.