Don Lush Gjergji uron Kurban Bajramin: Jeta pa fe mund të jetë shkatërrimtare

12.09.2016 10:34:02

Për urime në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, mëngjesin e sotëm ishin edhe përfaqësues të Ipeshkëvisë së Kosovës.

Don Lush Gjergji me këtë rast tha se me shumë kënaqësi ka ardhur në BIK për të uruar vëllezërit shqiptarë për festën e Bajramit të vogël.

Ai tha se ky Bajram quhet i vogël por ka domethënien e madhe.

 

 

“Ne kemi pasur edhe gjatë historisë shumë flijime edhe shumë mësime dhe duhet të ia shtojmë edhe fenë, se jeta pa fe dhe dashuri mund të jetë shkatërrimtare”, tha Don Lush Gjergji.

Ai tha se festat e përbashkëta e forcojnë gjithë vëllazërinë shqiptare.