Dorëzohet në Kuvendin e Maqedonisë projekti për rishikimin e buxhetit të vendit

20.08.2016 18:45:25

Projekt-shqyrtimi i buxhetit që u paralajmërua nga kryeministri Emil Dimitriev, tashmë është dorëzuar në kuvend, përmes të cilit, qeveria kërkon 36.4 milion euro shtesë, të cilat duhet të shfrytëzohen për sanimin e dëmeve në rajonet e përmbytura, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rishikim të buxhetit, deficiti do të rritet nga 3.6 në 4% të bruto prodhimit të brendshëm (BPB) dhe nga 334.4 milion euro, do të rritet në 375.9 milion euro.