Dorëzohet para policisë personi që po kërcënonte me bombë para Parlamentit të Serbisë

29.03.2018 14:33:39

Personi që po qëndronte para Parlamentit të Serbisë me një granatë në dorë dhe kërcënonte me vetëvrasje, është dorëzuar në polici pas negociatave me këtë të fundit.

Autoritetet atje bëjnë të ditur që personi në fjalë kishte ardhur diku rreth orës 13:00 përpara objektit të Parlamentit, ku edhe kishte filluar drama.

Kjo ngjarje ka shkaktuar panikë të madhe tek njerëzit dhe autoritetet serbe, me këto të fundit të cilat kanë ndaluar qarkullimin e veturave në atë zonë