Dortmund dhe Schalke në çerekëfinale të Kupës së Gjermanisë

08.02.2017 23:48:46

Borussia e Dortmundit pret biletën për në cerekfinale të Kupës së Gjermanisë. Formacioni i Thomas Tuchel vuajti shumë përballë Herthës së Berlinit, por në fund arriti të kualifikohej pas goditjes së penalltive, falë portierit Burki dhe gabimeve të lojtarëve vendas.

Koha e rregullt e kësaj sfidë përfundoi në barazimim 1-1. Salomon Kalou befasoi portierin e Dortmundit Burki në minutën e 27-të pas një vertikalizimi të Stark.

Gjithsesi verdhezinjtë arritën të barazonim me Reus në fillim të pjesës së dytë, me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund. Pavarësisht rasteve të krijuara edhe në shtesë me 2 pjesë nga 15 minuta nuk shënoi asnjëra skuadër, me Dortmundin që i luajti dy minuat e fundit me një lojtar më pak, pas ndëshkimit të dyfishtë të Sokratis me karton të verdhë.

Në llotarinë e 11-metërshave, futbollistët e Herthës gabuan në 3 nga 5 goditjet e tyre, ndërsa për verdhezinjtë nuk qe nevoja të ekzekutohej e pesta, pasi dështoi vetëm Pulisic në serinë e dytë.

Kaloi gjithashtu në cerekfinale surpriza Lotte që mposhti 2-0 Mynih 1860, ndërsa Hanoveri u eliminua nga Entrahti i Frankfurtit, që fitoi 1-2.

Schalke 04 e pati të lehtë kualifikimin në cerekfinale të Kupë së Gjermanisë përballë Sandhausen që militon në Bundesligën e dytë, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 1-4. Skuadra e Ëeinzierl e mbylli praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar tri herë në portën e Sandhausen brenda tetë minutave lojë. Schopf përfitoi nga një top i mbetur në zonë, në minutëm e 38-të, duke zhbllokuar takimit.

Caligiuri i tregoi klasin e tij me një goditje të saktë brenda zonës pas pasimit të Bentaleb në të 43-ën, ndërsa në shtesën e pjesës së parë Naldo kërceu fuqishëm me kokë për golin e 3-0. Sandhausen pas shumë përpjekjesh ngushtoi në 1-3 diferencën me Wooten në të 64-rën. Por në minutën e 71-të Koniplyanka shuajti shpresat e vendasve për një përmbysje të mundshme.

Kaloi gjithashtu në cerekfinale surpriza Lotte që mposhti 2-0 Mynih 1860, ndërsa Hanoveri u eliminua nga Entrahti i Frankfurtit, që fitoi 1-2./supersport.al/