Dortmundi mohon interesimin e Arsenalit për Reusin

01.02.2017 14:56:21

Michael Zorc, drejtori sportiv i Dortmundit i ka quajtur të pavërteta raportimet se Marco Reus do të transferohet tek Arsenali.

WhoScored raportoi se klubi londinez do të synojë transferimin e Reusit nëse Alexis Sanchezi largohet në fund të këtij sezoni.

Gazeta gjermane “Bild” gjithashtu ka raportuar se Arsenali ka ofruar 60 milionë euro për transferimin e 27-vjeçarit.

“Nuk e harxhoj kohën time me këso spekulimesh. Nuk më kanë njoftuar se Marco dëshiron largimin”, ka thënë Zorc për ESPN.