Dr. Baxhaku: Kjo qeveria komunale do të mbahet mend për mosmbajtjen e premtimeve dhe për keqqeverisje.

23.09.2017 12:27:51

Në lokalet e degës së LDK-së në Prizren, kandidati i kësaj partie për kryetar komune. dr. Hatim baxhaku bajti konferencën e parë për medie, nëpërmjet të të cilës shpalosi disa elemente të qeverisjes komunale nga ana e PDK-së me aleatë gjatë dhjetë viteve të fundit.

Në këtë konferencë, që e udhëhoqi dhe e moderoi shefi i Shtabit zgjedhor i degës së LDK-së, kuendari, Driton Selmanaj, dr. Baxhaku përmendi premtimet kryesore që jaë premtuar dhjetra herë gjatë dhjetë viteve, por që nuk janë realizuar, siç janë furnizimi 24 orë me ujë të pijes, ndërtimi i stadiumit olimpik, masakrën urbane, parkingjet nëntokësore,ndërtimet jocilësore, rrezikimin e Qendrës historike të Prizrenit etj.

Kurse, Driton Selmanaj, foli për dy palët kundërshtare: prontopolitikën dhe për mollotovpolitikën, përkatësisht për qeverisjen e PDK-së në Prizren dhe për VV-në, dhe pasi konstatoi, bazuar edhe në fjalën e dr. Baxhakut, se nuk po sheh që qeveria aktuale e PDK-së të ketë realizuar ndonjë projekt të rëndësishëm, shtoi se VV edhe enë nivelin qendror dëshmoi se është lëvizje që përdor edhe gazin lotsjellës, mollotovin për arritjen e qëllimeve politike, tash bën thirrje për shkatërrim të Izraelit dhe për të mos e votuar shqiptarët në Gjermani kancelaren Merkel

Ai tha se neve nuk na interesojnë asgjë prej këtyre, por vetëm qeverisja e prizrenit në të mirë të interesave të qytetarëve.

Lidhur me kredon politike dhe morale me të cilën LDK do të kërkojë votën e qytetarëve, z. Selmanaj tha se LDK ka kandidatin më të mirë, dhe do të duhej të fitonim pa balotazh.

“Kur ka fytyrë PDK të kërkojë votën e qytetarëve pas gjithë kësja keqqeverisjeje, pse nuk mund ta kërkojmë ne që kemi kandidatin më të mirë dhe një plan konkret për zgjidhjen e problemeve të komunës dhe të qytetit.” – tha ndër tjerash z. Selmanaj./fokusi.org