Dreshaj: Istogu do t”i takojë #Lidhjes# dhe Kryetarit Rugova ! AAK është aksident elektoral !

23.10.2017 22:56:06

 Dreshaj, anëtari i këshillit  të kryetarit Haki Rugova në një postim në facebook falenderon qytetarë, bashkfshatar, miq e familjarë që me 22 tetor,voten ia besuan kryetarin simbol të Istogut, z. Haki Rugova.

z. Dreshaj theksoi së për Istogun e qytetarisë dhe civilizimit fituesi ishte zgjedhur me 22 tetor, në ruandin e pare pa medyshje, mirëpo, fatkeqësisht ka ende të atillë, që Istogun duan ta kthejnë nën kthetrat e kushtëzimit, shantazhit, dhe deformimit politik. Epilogu dihet qysh tani, epilogu është vota që nxorri Rugovën fitues,

Ky është postimi i z. Dreshaj në facebook:

Të dashur bashkëqytetarë, Miq, Familjarë,

Istogu mbajti zgjedhjet, dhe si zakonisht, edhe kësaj radhe i doli në përkrahje #LDK-së
Falenderojmë nga zemra, secilin që u rreshtua pas kauzës së #Lidhjes dhe Kryetarit Rugova

Për Istogun e qytetarisë, civilizimit dhe demokracisë, fituesi ishte i paracaktuar në raundin e parë, por fatkeqësisht ka ende të atillë, që Istogun duan ta kthejnë nën kthetrat e kushtëzimit, shantazhit, dhe deformimit politik.

Është mu kjo arsyeja, që ndonse me përkrahje të fuqishme të mijëra burra e grave, vajzave e djemve, për kryetarin simbol të Istogut, z. Haki Rugova, prapë se prapë do të kemi një raund shtesë.

Epilogu dihet qysh tani, epilogu është vota që nxorri Rugovën fitues, por duket se ka ardhur koha për një përkrahje plebishitare për #Lidhjen, për Rugoven, ashtu që të pa udhët, të mbesin edhe të pa shpresë.

Istogu, ashtu siç i takon, në raundin e dytë do të shënojë fitorën më madhështore të parë ndonjëherë. Qytetarët e Istogut dinë të reagojnë kur cënuesit e vlerave të tij, synojnë të marrin forcë e pushtet, qytetarët do të rreshtohen përsëri pas kryetarit Rugova, ashtu që fatin mos t’ja lënë rastit dhe as aksidentit elektoral.

#Lidhja është e Istogut, #Lidhja është e Kosovës, fitorja është e #Lidhjes. Na prisni, po vijmë, do festojmë bashkë!

Ju faleminderit,
Istogasit e mi,

BD