Driton Kuka i bashkohet AAK-së

14.08.2019 12:47:51

Trajneri i xhudos Driton Kuka, ka njoftuar se i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kuka në Facebook ka shkruar se përveç kontributit sport, sipas tij do ta jep edhe në politikë.

“Parimet e mia në punë drejt sukseseve ishin dhe janë qëndrueshmëria dhe respektimi fjalës së dhanë! Virtyte këto të Kryeministrit në detyrë z. Ramush Haradinaj! Këto parime ishin vendimtare që t’i bashkohem që kontributin tim në sport por jo vetëm tash e tutje ta jap edhe përmes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës! Ka shumë gjëra në Kosovën tonë që duhet shtyrë përpara sidomos në sport e rini që kemi! Kam miq në çdo parti politike dhe parimi im është bashkëpunimi për të mirë të vendit! Kosova mbi të gjitha…”, ka shkruar Kuka.

Ndryshe, Kuka njihet si trajneri më i suksesshëm i xhudos në Kosovë, tek sa sportistët e tij si Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova dhe Nora Gjakova kanë fituar medalje të ndryshme.