Dy Kuvendet e turpit në Kosovë

06.04.2018 10:22:04

Nga Binak Maxharraj

 I pari, ndodhi me 28 mars 1989 kurse

I dyti, ndodhi me 21 mars 2o18

 

1.TURPI I PARË I KUVENDIT TË KOSOVËS

 

    Shpërthimi inacionalizmit serb

 

Dëshiroi të këthëhëm pas në kohë,në një kohë para nja 30 vjetëve.Në një kohë të pa kohë,në një kohë te pa dritë,një kohë kur kishte vetem errësirë,dhunë dhe gjak.Në atë kohë kishte marr hove saldoteska e tmerrit,e dhunës ne krye të së cilët ishte Slobodan Millosheviq.Ky trap serb i pa njenja,por edhe pa tru,posa u gjendë ne poste te larta shteterore e dhezi fitilin e nacionalizmit të tërbuar serb.I dukej Sërbia e vogel,e donte më te madhe.Dhe bani juryshë më fitilin e tij të nacionalizmit dhe shovenizmit serb,organizoi tubime qe nga Slovenija e deri ne Gjevgjeli,motoja e se cilës se:”serbija është e vogël do bëhët më e madhe”.Në këto tubime,apo ma mirë më thanë mitingje nacionaliste dhe shoveniste e nxirrtet popullin serb si popull hyjnor,kurse i poshtëronte të gjithë popujt tjere qe jetonin ne ish-jugosllavi si Sllovenet,Kroatet,Boshnjakët,Maqedonasit e deri diku edhe Malazëzët,duke iu dhanë epitete nga me te ndryshmet,duke i sharë dhe ofenduar gjoja se nuk jeni te denjë më e mbrojtë Jugosllavin,por ja ne do ta mbrojmë.Por,shprazja dhe shpërthimi i këtij nacionalizmiu ba të Shqiptarët.Në tërë Kosovën shpërthej nacionalizmi serb duke krijuar urrejtje ndaj Shqiptarëve.Kudo mbaheshin mitingje euforike kundër shqiptarëve,duke iu venë epitete ndër më te ndryshmet,se gjoja Kosova nuk është vendi i Juaj,se shqiptarët duhet hedhë”preko prokletija”(pas bjeshkeve te nemuna),për ti gjuajtë atje ne vendin e tyre,ne Shqipëri.Serbet te cilët çenderen e nacionalizmit e kishin në Fushë Kosovë,fabrikonin,montonin çdo gjë të këqe për Shqiptarët,siç janë dhunimi i plakave serbe,rrenimi i varreve te serbëve,futja e shishës në byth te serbit Martinoviq në Gjilan,prerja e fidanve në pronat serbe në Istog,etj.te gjitha këto marifete i banin vetë serbe

ët,për tua lenë shqiptareve,e qe më pastaj doli se të gjitha këto i kanë ba me çëllim serbet për tua lenë shqiptarëve.Duke e pa gjoja këtë te “keqe” qe shqiptarët po ua benin serbeve edhe vete Miloshqviqi patë ardhe ne Kosovë,ku ne mitingun ku vlonte dhe përvlonte nacionalizmi serb ne Fushë Kosovë iu premtoi serbeve së:”asnje kime e flokut nuk do te ju mungoi nga koka”.Nacionalizmi serbomadh ishte i tmershem edhe ne viset tjera duke organizar mitingje te urrejtjes ndaj çdo çkafje që nu ishte serbe.Shpërthej edhe luta.Serbia me se pari e sulmoj Sllovenin por u nda turpshem,sepse ushtria e Janshes e mundi për tri dit.Pastaj Serbia e nisi luften edhe ne Kroaci,rrafshoj me tokë shume qytete,me se keqi e pesoi Vukovari ku nuk mbeti shetpi pa u dhezë.Por Kroacia se shepejti u riorganize,e ndihmuar nga Gjermania,ajo me “Olujën” i perfshiun si gjanë ushtrin Serbe dhe e deboi.Por me se keqi e pesoi Bosna e Hercegovina ku atje lufta zgjati mbi katër vjet.Pati shum të vrar civil mbi 250 mijë boshnjak u vranë,kurse u deportuan mbi 1 milion jashte vendit te tyre.Ddhe ne fund i erdhi radha Kosovës.Me 1998/99 forcat serbe,me ushrtin dhe paralimitaret ia mesyen Kosoves.Banë luftë te flliqet,vranë dhe masakruan popullisn e pambrojtur mire.Në ndihme popullsis i doli edhe UÇK-ja e cila luftoi heroikisht me shkijet,por me ndihmen e NATO-s Kosova me ne fund u çlirue,por mbeti e shkaterruar dhe me humbje ne njerez mbi 10 mije veta,kryesisht civil.Por,ti këthehemi temes.

Siç përmenda me lartë në këtë eufori të nacionalizmit serb,kur te gjtha republikat tjera ishin mbeshtetë për dere dhe i kishin shpall si shtete te pavaruara,Serbija e shfrytëzoi rastin që ta prishë Autonomin e Kosovës sipas Kushtetutes se vitit l974,me te cilën Kosova de jure dhe defakto ishte e shkëputur nga Serbia,sepse me këtë Kushtetutë Serbia nuk kishte asnjë irigencë ne Kosovë.Kjo e pengonte shumë.Nacinalizmi serb pikërishte e sulmante kete Kushtetut,për me ardhe deri te anulimi i sajë.Dhe e bëri me turpësinë me të madhe te mundëshme.

Atë vitë pra në vitin 1989 Serbia doli me Ligjin për Ndryshime Kushtetuese të cilin e hodhi ne diskutim publik ne Kosovë.Qellimii këtyre ndryshimeve ishte futja e Serbisë përseri ne Kosovë,sepse deri atehre nuk e lejonte Kushetuta e vitit 1974.U quan ne kembë i madhë e i vogel,u quan në kembë të gjithë se bashku serb e shqiptar(asi qe ishin në pushtet)duke mbajte tubime neper bashkesi lokale,ne qendra komunale,neper shkolla,etj, me një qellim te caktuar dhe te diktuar më pare nga Beogradi se me këto “ndryshime kushtetuese Kosova nuk humbë asgje,vetem çka fiton”,dhe së këto ndryshime duhet të kalojnë.Por,ajo së çka ishte më e rëndësishmja.te cilën duhet potencu ne veçanti,se këto ndryshime kushtetuese nepër te gjitha këto tubime populli i kishte hudhë poshtë.Dhe ndodhi ajo që duhej të ndodhë.Më 28 mars të vitit 1989 u thirrë Kuvendi i Kosoves për t’i miratuar këto ndryshime te cilat”gjoja i ka përkrahë populli i Kosovës(sic).

Seancën e Kuvendit e hapi kryetari Bozhoviq,por aty ishte edhe nenkryetari shqiptar Iliaz Ramaili.Ishin të pranishem edhe kogja do udhëheqes shqiptarë te asaj kohe,qe spo i përmendi kësaj radhe.Aty ishin mbledhe deputet serb dhe Shqiptar,por kishte edhe asish deputetesh shqiptar te cilët e kishin nuhatë situaten dhe ate ditë mungonin.Në sallën Kuvendit(ne te njejtën ku gjendet edhe sot),pos deputeteve ne numër më të madh kishte njërëz te sigurimit shteterot(UDBA) të cilët ishin sjellë aty,gjoja për te monitoru situatën.Ndërtesa e Kuvendit ishte e rrethueme me masa te hekurta sigurije më tank nga policia e armatosur deri ne dhembë.Në të gjitha qytetet dhe rrugët Kosovës beheshin protesta.Protestat me te medha u banë ne Prishtinë te cilët demonstronin,protestonin qe këto ndryshime te mos kalojnë.Protestuesit nuk lejoheshin ti afrohën Ndërteses se Kuvendit.Ate ditë pati edhe të vrar nëpër rrugët e Prishtinës,thuhej së u vranë me se dhetë veta ne mbrojtje te Kushtetuts.Serbia qojë përforcime te policisë në Kosovë,sepse gjendja ishte eskaluese,eksploduese nga protestuesit te cilët assesi nuk donin te lejojnë qe kushtetuat te ndryshohet e te humbët autonomia e vitit 1974,e cila e kishte nxjerrë Serbin nga Kosova.Një tog policësh duke ardhe në Kosovë ku me dijte më sa tanke,duke kaluar rrugës nëpër Podujeve,një vjazë shqiptare,nje trimereshë posi Shota Galica,A.Muqolli e cila me qantë ne krah shkone ne shkollë, këtë tog e”përshendeti” më dy gishta,kur papritmas ate e rrafshuan për tok krismat e mitralozit.Ajo u rrexue për tokë,por dora e sajë me dy gishta sikur kishte mbete hala e queme naltë që u bante më dije shovenistve serb se Kosova është e jona,kurse për herë të fundit në mendje i doli përpara lirija e Kosovës për te cilën edhe u fliju.I doli përpara Kosova e bukur por si nuse e veshur me velin e lirisë.

Por në Kuvend ishte hala tollovi e madhe,ishin ardhë aty kuadro serbe dhe shqiptare,për ti bindur,për të ba presion mbi ta që këto ndryshime duhët medeomos te kalojnë së”gjaja jane në interes te shqiptareve,dhe Kosova më këto ndryshime nuk humb asgje”.Por kjo ishte një thikë pas shpine për deputëtët shqiptar ,sepse te gjithë e dinin se nuk është ashtu dhe së Kosova po e humbë autonomin për ta futur Serbin përseri në Kosovë.Dhe erdhi ai momenti i fundit kur duhej te votohej.Rezultati ishte i pritshem së deputetet e Kuvendit të Kosovës sot e aprovuan Ligjin më të turpshëm për ndryshimet Kushtetuese,te cilat tani duhet te votohen edhe ne Kuvendin e Serbisë.Në votim kishin marrë pjese edhe sigurimcat(udba)e cila ishte e pranishme ne sallë për te sigurue shumicën ne votim,çka u pa edhe me rastine e shikimeve te inçizimeve te pastajshme.Vlenë te theksohet në veçanti së këto ndryshime,edhe përkundrejtë masava ,dhunës dhe shnatazhëve nuk i votuan nja 12 deputet shqiptar.Me e zëshmja për mos votimin e këtyre ndryshimeve kushtetuese ishte deputetja e Melihate Temkolli,e cila haptas si trimëreshë qe ishte i kundershtoi këto ndryshime. Ajo edhe sot është një trimereshë,nuk i trembet syri nga askush,trimertin e sajë e tregoi edhe pasçlirimit kur ishte e zgjedhur si deputete nga Paria e Ibrahim Rugoves.Në ditën e “votimit” të këtyre ndryshimeve pati protesta,demostrata ne krejtë Kosovën.Ate dite isha duke shkuar për t’ju mbajtë ligjerata studenteve të mijë në Fakultetin Ekonomik,kur paprimas në qendët të Prishtinës i takova dy miq të mijë Iljaz Kuteshin dhe vendasin tim Ramë Ali Hajdarin të ,te cilët demostravishtë e kishin lëshuar sallën e Kuvendit ku kishin marr pjese si mysafirë, më një gjysmë zëri dhe të deshpruar me dhanë,ngushllime se me sot e humbëm autonomin e Kosovës.Ishin shumë të piklluar.Keto dy kuadra ishin të njohura në Kosovë që luftonin për te drejtat e shqiptarëve,por kësaj radhe nuk munden ti përpallaonin ortekut të nacionalizmit dhe shovenizmit shqiptarë,ua këtheva së dhuna do sjell lirinë.Pra,kjo ishte storja e parë e turpit të një parlamentit të Kosovës në te cilën humbi autonomija e sajë.

 

 Ibrahim Rugova shpetimtari i popullit

 

Por,këtë turpë e mbuloi njeriun më i dashur në tërë Kosovën dr Ibrahim Rugova i cili veq e kishte formu Lidhjen Demokratike të Kosovës.Fillimishtë në këtë Parti të dinjitetit dhe të krenarisë u anëtarësuan shumë intelektual te devotshëm për çeshtjën shqiptare  por në këtë Parti u anëtarësuan mbi 8oo mijë shqiptarë,te cilët pritëshinë ne radhe për tu anëtarësu,sepse LDK-në dhe Ibrahim Rugovën e shihnin si shpetimtarin kryesor tyre.Dr Irahim Rugova ishte një njëri i urtë,falë pakë,por që kryente shumë punë ne dobi të kombit më mençurin e tij arrjti qe shumë shpejtë të ndanë fizikishtë dhe shpirterisht  Shqiptarët  nga regjimi shivenist serb te Millosheviqit,duke e krijuar në teresi ne te gjitha fushat e jetës pushtetin paralel të shqiptarëve karshij atij serb.Por,si kunderpërgjegje të humbjes se Autonomisë deputetet shqiptare,anipse ata i kishte zgjedhe regjimi komunsist dhe shumica e tyre edhe ishin komunsit por me ndenja kombëtare,më direktivën e LDK,dhe ne veçanti të dr Ibrahim Rgovës më 2 Korrik të vitit 1990,pasiqë iu ishte mbyllë dera e jashtme e Kuvendit,ata po aty nën trysnin e policisë serbe, e shpallën Kosovën si shtet te pavarur dhe sovran.Deklaratën historike para deputeteve shqiptarë pa u trembë e lexojë Muharrem Shabani  nga Vuçitëna.Pastaj, me 7 shtator po te atij viti deputete e Ibrahim Rugovës e shpallën edhe Kushtetuten e Kosovës në Kaçanik para syve të policis serbeKjo Kushtetutë sot nga shumë ekspertë te se derjtes vlerësohet si më e avansueme sa sa kjo qe na e solli Ahtisari,sepse ne te kishin punuar akademik te njohur te dijes dhe shkences me ne krye me akademik Gadmend Zajmin. Në këtë mënyre dr Ibrahim Rugova,me meçurin e tij brilante e qojë popullin shqiptare drejte pavarësisë ne te cilin aq shume e deshironte dhe i cili thoshte se kjo do te arrihet më ushtrinë tonë dhe më miqët tanë Amerikan.

 

2.TURPI I DYTË I KUVENDIT TË KOSOVËS.

Muaji Mars si duket nuk po e don Kosovën.Ishte muaji Mars kur para 30 viteve Kuvendi i Kosovës u turpëru për hërë duke e humbur Autonomin ne rredhana të okupimit.Por edhe sivjet,po në muajnë Mars,pra me saktesishte me 21 Mars 2018 kur  Kuvendi i Kosovës u turperu për here të dytë,por ne rrethanat të cilat na vetë i krijuam.Por,ky turpërim i dytë në kushtët tona është dyfish më i turpshëm,sepse morem pjesë vetë na shqiptarët pa serb ne kët turp.

Në gushtë të vitit 2015 gjaja për më ba dialog me Serbin, Kryministri i atehershem Hashim Thaqi vrapë shkojë në Bruksel ne bisedë me palën serbe.Çka biseduan,si biseduan Hashim Thaqi kurr nuk e ka ba transparente,as qe i ka dhëne llogari ndokujt,e as Parlamentit.Por,si rezultat i kësaj bisede atje,ai ne xhepat e tij i solli dy Marëveshje shumë të damshme për Kosovën qe i kishte ba me Serbin:Formimin e Asiciacionit te Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin më Malin e Zi.E formoj Komisionin Meha,detyra e te cilit ishte te vertetoj shenoj vijen kufitare me Malin e Zi,pa pasë te drejtë te shenoj ndonjë vijë te re,pa ska pas te drejte te bane demilitim te ri pra kufinjë të rinjë,pasiqe ai veq ekzistonte,bile i shenuëm nga veta pala Malazeze në krye me njeriun e tyre Milovan Gjillasin qe ne vitin 1946.

Murat Meha,ky përkëdhëlës i Hashim Thaqit,siq po thonë,pasi qe e “kreu punën” doli haptas dhe tha se kufini me Malin e Zi,nuk ishte ai i vjetri,por ky qe e bana une.Pa pritë e kujtu qe nga viti 2015 filluan te luajn guart e kufirit te cilët u rrokullisën teposhte jo na ana e Malit të Zi,por nga ana e Kosovës,më ç’rast Murat Meha i famshem e zbriti kufirin e Kosovës me Malin e Zi hiq ma pak së 6 kilometra ne mbrendi te Kosoves,duke i humbur hiq ma pakë 8230 hektar tok.Situata u alrmu shumë shpejtë se Kosova po zvogëlohët,portestuan njerëzit e Zone se Rugoves,qe tashme nuk kishin qasje në pronat e tyre.Filluan te dhezën fitilat edhe te opozita.Nderkohë qe eksperti Shperim Bulliqi krejtë në menyre vullnetare mblodhi njerëzit e shkencës doli ne teren,per disa muaj doli me rezultat se vërteta dhe e leshoi alarmin së Kosova po humbë teritor.

Opozita e tha alarmin dhe donte të dilte ne mbrojtje te atedheut.Më te zëshmit ishin Ramush Harajdinaj dhe Albin Kurti me partit e tyre.Ata mblodhën mbi 200 mijë nenshkrime për ti kallxu Parlamentit se kjo është kërkesë e qytetarëve.Pati protesta ne çdo qytet te Kosovës,por ajo më e madhja u ba ne Prishtiunë ku protestuan mbi 100 mijë qytetar.Më i zëshmi ishte Ramush Harajdinaj i cili për tri vjete nuk la gur pa lujatë për ti bindë qytetaret se Kosova po humbë teritor,bile te gjitha ato libra te peticioneve ai vete përsonalisht duke u shty me policin me zor i rrasi ne holin e Kuvendit te Kosovës.

Erdhi me shume rrena,dallavere dhe derdhi dhe Isa Mustafa u ba kryeministër i Kosovës,pasiqe ashtu ishin marrë veshe me Hashim,jo qe ia donte aq shumë të mirën Isa Mustafës,por qellimi i tij ishte qe ta djegë politikishte siq e djegu ish Kryetarin e Partis se Tij Fatmir Sejdiun dhe për tu ba vete Presidenti i Kosovës të cilin e ndihmoi Isa Mustafa,sepse ai kurr nuk do te bëhëj President pa Isa Mustafën dhe LDK-në.Pra,Isës me qellim ia la në dor kompirin e nxehte Demarkacionin me te cilin nuk dinte se çka te bajë me te,pos qe e rrotullonte here në njerën here ne tjetren dorë.Për tri vjete sa nejti ne Kryeminstri nuk e gjeti rrugën për miratimin e demarkacionit,sepse se pari vete partneri i tij PDK nuk ishte aq e interesuar qe demarkacioni te kaloj,por Ises iu dane dhe deputetet e vete te cilët ishin te bindur qe Kosova po humbë teritor.Dhe për tri vjete Isa Mustafa nuk arrijti qe ta dergoi Lidhin për demarkacionin ne Kuvend,sepse nuk i kishte votat,e as që mund t’i mblidhëte.Duke e pa se Isa Mustafa nuk po mund te mërret me “punet e medha”partneri i tij PDK pa qene në dijeni fare ia dha sheklmin butheve e gjuajt ne rrugë,e dogjë,dhe Qeveria Mustafa u rrexu.

Nga ana tjeter Ramush Harrajdinaj nuk ndalej rrethe demarkacionit duke theksu se Kosova po humbë teritor.Në janar të viti 2017 Harajdinaj,siç shkruajn mediat nga nje telefonatë e nisur nga Presidenca e Kosovës përmes Serbisë u arrestue nga policia frençese,ku u liru pas tre muajve.Pasiqe kurqysh te merreshin veshe LDK dhe LVV për ta formuar Qeverin,sepse PDK kishte pesuar fiasko ne zgjedhjet e fundit  dhe me nja 20 e më tëpër pari te vogla mahallash nuk mund te formonte Qeverin u ba aq”dashamirëse” e thirri Ramush Hrajdinaj qe ta formojnë qeverin,por me kushte qe Harajdinaj te bahet Kryeminister,anipse nuk kishte më shumë se 10 deputet.Ramushi si mandator diqysh e bindi edhe Listen serbe qe ta votoj Qeverin Harajdinaj ku me dijte së me çfarë kushtesh,dhe ky koalicion memzi i bani 61 deputet dhe Qeveria u formu.

Puna e parë që bani Ramush Harajdinaj posa hyri ne zyrën e tij te cilen e kishte kërku me kryeneqesi për tri vite,ishte ndrrimi i Komisionit Meha sipas te cilit Kosova po humbë teritor ne te cilën Harajdinaj ishte forte i bindur,dhe formoi Komisionin e ri për demarkimin e vijes(jo demilitimin) midis Kosovës dhe Malit te Zi.Ndërkohë puna ne Qeverin e re rreth Demarkacionit po zihej shumë e më shumë,por edhe nga presioni nderkombetar,por më shumë nga PDK dhe Presidenti Hashim Thaqi qe kjo pune të kryeht,sepse Presidenti e dinte fortë mirë së e kishtë”mizen pas veshit”për dredhitë qe i kishte ba dhe donte qe demarkacioni e mbyllet sa më shpejtë.Por Ramushi si Ramush qe ishte, nuk leshonte pe.Ishte i fortë si guri ne qendrimin e tij dhe ne fjalën dhe besen qe ua kishte dhanë Rugovasëve.Nuk vonojë shume dhe dredhia  dhe aftesia e Hashim Thaqit për ta vu ne kurthë Ramushin  fillojë te funksionojë.Një natë vonë pa e pa askush se bashku me Enver Hoxhaj(ku me dijtë me dijen e miratimit te kujtë),zbarkoj ne Podgoricë ne takim më Kryetarin Vujadinoviq.Aty për aty e nënshkruan një Mareveshje me shkrim( e cila sipas akspërteve te drejtësisë)nuk është obligative ne maredhenjet ndërkombetare,në te cilën thuhej se Mali i Zi dhe Kosova(lexo:pas miratimit te demarkacionit ,e jo paramiratimit)do ulën dhe eventualisht te bejnë ndonje korrixhim te vijes kufitare.Karremin e hëngri Kryeministri ne djegëje Ramush Harajdinaj,sepse Hashim Thaqi ia bani gracken ne te cilën do te bije në te. Ramushi tashti ndrroj qendrim dhe ishte i bindur se via do te negoxohej,duke e harru se pas negocimit dhe nenshkrimit nga deputetet nuk ka rinegocim sepëse Mareveshjet nderkombetare nuk  ndryshojn në bazë te letrave te shkruajtura had hok.

Për gjashtë muaj Ramush Harajdinaj bani çmos qe te sigurohen votat.Besnike i doli vetem LDK e cila tha se ajo do ta votoj demarkacioni,se pari për ta demtu Ramushin si Kryeministër,dhe se dyti për ta shpetuar Isa Mustafen sepse ai vete ishte nenshkruese e kësaj marveshje në Bruksel,por edhe për ti ndihmuar Hashim Thaqit(të cilin vete e kishte ba President)për te ia mbullu te palarat e tij me rastin e neshkrimit te Mareveshjes për demarkacionin se bashku me Skender Hysenin ne Vjenë,ku Kosova po humbë teriorë qe më në fund e pranoi edhe vetë Thaqi.

Bash sikur para 30 vjeteve qe u ba presion dhe shantazh mbi deputet,edhe tashti pas 30 vjeteve e njejta mënyrë dhe metodë e shantazheve dhe manipulimeve me deputet për ta kaluar demarkacionin,bile u bra edhe presion qe deputetet te ndrrojnë partinë(siq është rasti i Donika Kadaj,e cila pas  tri viteve opet kalojë në Partin e Ramushit).U shantazhu edhe Ramiz Kelmendi i cili thoshte se nuk do ta votoj,por ne Parlament u sollën deputetet edhe me polici(rasti Hoxha)i Gorës etj.qe do te thote se pas te gjitha këtyre përipecive,dredhive,zhantazheve,siku te para 30 vjeteve,demarkacioni kalon me menzi 80 vota.Kunder kësaj Marveshje mbeti konseguente vete LVV por edhe deputetet të cilët u rebeluan mbeten te fjalës se nuk e votojmë demarkacionin sepse Kosova po humbë teritor.Të gjitha këto shantazhe,dhunë,dredhi ne deputet para 30 viteve u banë nga regjimi serb,pra nga pushtuesi,kurse te gjitha këto drethi,lajthitje,shantazhe në deputet pas 30 vjeteve u ban nga pushtetaret tanë qe s’kan derte qe Kosova po humbë tokë,po humbë teritor vetem e vetem për ta shpetuar veheten nga djalli qe po u rrinë mbi kokat e tyre.Historia do te tregoi arsyen se çfarë i shtyri keta pushtetarët tanë te shesin,falin teritor te Kosovës qe sipas Kushtetutes nuk kanë pas te drejte ta bajen,sepse në Kushtetut thotë fortë mirë së askush nuk ka te drejtë qe te cenojë teriorin e Kosoves.

Por,ne fund nuk e di se si do te reagoj Ramush Rambo Harajdinaj,te cilit  veqpo i ngushtohet laku rreth qafësi,kur te kuptoj se ka qenë i mashtruar,kur te kuptoj se Hathim Thaqi e ka mashtru me ate letrën leckë qe e mori ne Potgoricë,kur te kuptoj së nuk do te këtë rinegocim më Malin e Zi,kur te kuprojë së e ka humbur përgjithëmonë Çakorrin at përle të ciln vetem natyra na e dhuroi,e tashti na vete ia falem,ia dhurum Malit të Zi me dorën,si do te reagoj Ramush Harajdinaj kur gjeneratat e ardhshme do te kuptojnë se pse Ramushi nuk e ndali demarkacionin sa e kishte ne dorë por ia bani qejfin Hashim Thaqit për te ia mbullu fytyrën qe fali tokë Kosove,por edhe për ta nxi fytyrën e vete se pse e lejoj një gjë te tillë kur kishte mundesi të mos e bejë.A e ka ba me mendë Ramush Harajdinaj së si do te reagoj baba i tij Hilmiu nje burr i madh Dugagjini kur te kuptoi se vete djali i tij Ramushi e nenshkroi humbjen e Çakorrit më doren e vetë.