Dy miliardë euro dergesat e Disporës Shqiptare

Dy miliardë euro dergesat e Disporës Shqiptare

10.12.2016 16:44:44

Aleanca Kosovare e Biznesit po vazhdon promovimin e prodhimeve “Made in Kosova“ nëpër vendet e BE në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2016.

AKB, SWV dhe WKÖ në Linz të Austrisë së epërme organizuan Forumin e Biznesit Kosovë-Austri me qëllim të promovimit të potencialeve dhe mundësive për Investime të përbashkëta në Kosovë. Të pranishëm ishin më shumë se 150 biznese të sektorëve të ndryshëm, por edhe diaspora shqiptare.

Agim Shahini, kryetari i AKB-së  tha se Diaspora Shqiptare është fuqia më e madhe që përkrah ekonomin vendore në Kosovë dhe Shqipëri ku mesatarisht rreth 2 miliardë euro marrin dërgesa nga mërgimtarë në nivel vjetor e vetëm Kosova m e një miliard.

“Kjo është mbështetja konkrete që i jepni ekonomisë tonë prandaj sot këtu kemi ardhur  të ju falënderojmë për mbështetjen në të gjitha periudhat prej që ekziston Diaspora shqiptare. Kosova ka avancuar me ndërtimin e infrastrukturës fizike, por edhe at ligjore për Investime të huaja në Kosovë, por edhe të Diasporës vendore. Ju duhet të jepni shembull edhe më tutje se si duhet të investohet dhe të bashkë investohet në korporatat e fuqishme të Austrisë në vendet nga ju vini, prandaj këtë vit Kosova ka miratuar ligjin për Investime strategjike dhe ka bërë reforma në Politika Fiskale e që janë konkurrente për shumë vende të Ballkanit Perëndimor. Ju ftoje që të vini ta vizitoni Kosovën sa më shumë, por edhe Shqipërinë si vende më atraktive në Ballkan për investitorët austriak”, ka theksuar ia.

Kurse Isni Kila zv. Ministër i Ministrisë së Financave tha se Qeveria  po merr vazhdimisht rekomandime nga bizneset, investitorët dhe Diaspora për të përgatit sa më mirë Pakon Fiskale që pritet të publikohet në një të ardhme të shpejt e që kjo është përpjekje për të krijuar mundësi të përshtatshme për investime në Kosovë.

“Diaspora shqiptare është mbështetje e vërtetë e Kosovës dhe për këtë ju falënderoj në emrin e institucioneve të Kosovës dhe ju ftoj që të vini me investitorë austriak për të Investuar sepse ne kemi nevojë për kapital të freskët nga Austria e cila vazhdimisht po Investon ne Kosovë”, ka theksuar ai.

Kurse Zonja Doris Margreiter, presidente e SWV është e impresionuar me prezantimin e Kosovës në këtë Forum dhe me mundësitë që Kosova i ofron për investitorët austriak, por edhe të Diasporës shqiptare.

“Unë nga sot do ta ndryshoj mendjen edhe më shumë për të mirë të Kosovës dhe mundësive që ju i prezantuat për investitorët austriakë”, ka theksuar ajo.

Ajo shprehi gatishmërinë që në të ardhmen të bashkëpunojë ngushtë me AKB-në dhe institucionet e Kosovës për të ngrite edhe më lartë imazhin e shtetit më të ri të Evropës që sa më shpejtë të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës të cilët e meritojnë lëvizjen e lirë në vendet Shengen.

Ajo shtoi se Institucionet  e Kosovës duhet bërë më shumë për përmbushjen e kërkesave të BE-së për liberalizim.

“Ne do të ju përgjigjemi ftesës juaj për ta vizituar Kosovën dhe për të mbështetur iniciativat e juaja drejt BE-së për të cilat ne në Austri kemi përvoja të mira dhe kjo do të ju ndihmojë për tejkalimin e sfidave rreth përmbushjes të standardeve evropiane që Kosova i dëshiron”, ka theksuar ai.

Kurse Zonja Adriana Kelmendi Sherifi,  nënkryetarja e parë e aktivisteve Socialdemokrate në Parlamentin Evropian tha se e ndjen veten më shqiptare se kurrë ndonjëherë me parë kur pran investitorëve austriakë dhe atyre të Diasporës prezantohet Kosova me gjithë këto të arritura dhe kjo më shtynë që zërin e Kosovës të dërgojë edhe më lartë në Parlamentin e BE-së, si krenari për vendin tim. Unë do të shtyj edhe me tutje kërkesat e drejta të shqiptarëve të Kosovës dhe bizneseve për liberalizimin e vizave që kjo të ndodh sa më shpejtë dhe të hiqet Kosova nga Getoja e vetme në Evropë”, ka theksuar ajo.

AKB dha dy mirënjohje për dy Figura të çmuara, Zonjës Doris Margreiter dhe Zotit Loris Castrot Skanderbegh,te cilat kane mbështet vazhdimisht kauzën shqiptare, por edhe vazhdojnë edhe më tutje me përpjekjet e veta për mbështetjen e ekonomisë dhe bizneseve të Diasporës ne Austri dhe Itali.

Në fund të Forumit u organizua edhe Darka e Bereqetit të Kosovës ( Lamës ) si mundësi për ti shijuar prodhimet  “Made in Kosovo” ku të pranishëm ishin më shumë se 100 artikuj të ardhura nga Kosova, kryesisht ushqim tradicional vendor për të gjithë të pranishmit dhe kjo ishte edhe një mundësi e mirë që të njihen me prodhimet e Kosovës.