Dy paciente me koronavirus në gjendje të rëndë

03.04.2020 15:21:37
Dy pacientë të infektuar me koronavirus që po trajtohen në Klinikën infektive, janë në gjendje të rëndë.

Këtë e ka konfirmuar infektologu, Salih Ahmeti.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për një paciente 45 vjeçare dhe pacienten e konfirmuar mbrëmë nga Korisha e Prizrenit e cila është në moshën 70 vjeçare.