Dy zyrtarë policorë në Kamenicë dalin negativë

03.04.2020 21:10:33

Dy zyrtarë policorë në komunën e Kamenicës kanë rezultuar negativë.

Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati ishte ai që dha lajmin e mirë, ndërsa shtoi se po presin lajme të mira për të gjitha mostrat e marra.

“Testet e dy zyrtarëve policor për virusin Covid-19, kanë rezultuar negativ. Presim lajme të mira për të gjitha mostrat e marra”, shkroi Kastrati në Facebook.