E. League, Anderlecht ndal në barazim Man. United. Bindin Ajax e Lyon

13.04.2017 23:13:17
DOHA, 10-01-2015 Qatar Sport Club Stadium, oefenwedstrijd Ajax - Schalke 04. Klaas Jan Huntelaar schudt de handt van Ricardo Kishna en Lasse Schone.

Ndeshjet e para çerekfinale të Europa League lanë pothuajse gjithcka për t’u përcaktuar në kthim sa i përket skuadrave që do të vazhdojnë më tej rrugëtimit drejt finales së Stokolmit. Manchester United pa t’i ikte nga duart sërish një tjetë fitore në castet e fundit me “djajtë e kuq” të Jose Mourinhos që barazuan 1-1 në Bruksel me Anderlechtin. Anglezët, që janë pretendentë kryesorë për ngritjen e trofeut në maj, kaluan në epërsi në pjesën e parë me një gol të Mkhitaryan në të 37-tën. Skuadra e Mourinhos u duk se kishte gjithcka në kontroll, por ashtu sic ka ndodhur shpesh në këtë sezon u ndëshkua në të 86-tën me Dendocker, që barazoi pas një goditje të bukur me kokë në të 86-tën.

Ajax duket skuadra më e sigurtë për të kaluar më tej pas fitores 2-0 që mori në Amsterdam me Schalke 04. Klassen ishte njeriu ndeshje për harkëtarët teksa shënoi një dygolësh në këtë sfidë, në minutat 23 dhe 52. Ndeshja më emocionuese e mbrëmjes u luajt në Spanjë mes Celtës dhe Genkut. Belgët treguan se nuk kanë ardhur rastësisht deri në këtë fazë, pasi zhbllokuan rezultatin që në minutën e 10-të me anë të Boetius, por përgjigja e vendasve ishte shumë e shpejtë me Celtën që në pjesën e parë shënoi 3 herë. Sisto zhbllokoi rezultatin në të 15-tën, ndërsa Aspas shënoi golin e 2-1 3 minuta më pas, kurse John Guidetti ngriti shifrat në 3-1 në të 38-tën. Gjithsesi Genk nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë shkurtoi rezultatin me anë të Buffel duke lënë gjithcka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Olimpique Lyon përmbysi gjithcka në fund përballë Beshiktashit në “Stade de Lumiere”, në një përballje të zjarrtë në fushë por dhe në tribuna, aq sa takimi nisi me 45 minutë vonesë si pasojë e trazirave që shkaktuan tifozët turq në stadium, ku u desh dhe ndërhyrja e presidentit të klubit francez Jean Michel Aulas për të qetësuar situatën. Ndeshja nisi më mirë për Besiktas që kaloi në epërsi me Babel pas 15 minutash, rezultat që e ruajti deri në të 83-tën, kur Tolisso mundi të barazojë rezultatin. Gjithsesi përmbysja erdhi 2 minuta më pas, me portierin Fabricio që nën presionin e 3 kundërshtarëve humbi topi përballë Morel, që i dha fitoren të tijve pas një sfide shumë të luftuar. /supersport.al/