E pabesueshme/ Ja goli që po bën ‘namin’ në rrjet, portieri shënon nga porta në portë

20.01.2021 15:31:28

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur, që po bën xhiron e internetit.

Uellsiani i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e 12’, në barazimin 1-1 ndaj Çeltenham, duke shënuar nga porta.

Portieri 25-vjeçar, gjuajti topin nga porta, ku kishte si qëllim ta dërgonte te zona kundërshtare, por pa që topi i gjuajtur prej tij të përfundonte në rrjetë, duke përfituar edhe nga dalja e portierit kundërshtar.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale, goli i shënuar nga King të nisë të bëjë “namin”.