Edhe 13 kosovarë vdesin nga koronavirusi brenda 24 orëve

04.08.2020 15:48:58

Edhe 13 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik

Në komunikatën e fundit të IKSHPK-së ishin të shënuara 256 viktima.

Ndërkaq sot ky numër ka shkuar në 269.

Po ashtu, sot janë konfirmuar edhe 225 raste pozitive me COVID-19.