Edhe sot në mëngjes u regjistrua një tërmet në Shkup

13.09.2016 12:22:35

Të dhënat më të reja flasine dhe për një tërmet tjetër të regjistruar në Shkup mëngjesin e sotëm. Shkalla e tërmetit ka qenë 2.9 Rihter.

Përndryshe, në dy ditët e fundit Shkupi është përfshirë nga një valë dridhjesh të tokës. Deri tani janë regjistruar 16 tërmete, ndërkaq më i fuqishmi arriti në 5.3 shkallë Rihter.