Edinson Cavani te PSG deri në 2020

25.04.2017 22:40:43
Paris Saint-Germain's (PSG) new forward, Edinson Cavani of Uruguay, and Paris Saint-Germain's (PSG)'s chairman Nasser Al-Khelaifi of Qatar (R) pose with Cavani's jersey during a press conference in Paris on July 16, 2013 after finalising Cavani's transfer to Paris Saint-Germain football club with sources close to the deal saying his 64-million-euro ($84 million) price tag would break the French record. AFP PHOTO / KENZO TRIBOUILLARD

Tashmë është zyrtare, Edinson Cavani rinovoi kontratën me Paris Saint-Germain deri në vitin 2020. Informacioni qarkullonte prej ditësh në mediat sportive, por vetëm këtë të Martë klubi francez publikoi lajmin në faqen zyrtare, në Internet. Shuhen kështu të gjitha dyshimet mbi të ardhmen e uruguaianit, i cili prej kohësh ishte shenjestër e disa prej klubeve më të mëdha Europiane. Marrëveshja aktuale e sulmuesit me Parizinët përfundonte në vitin 2018, por ekipi i drejtuar nga Emery nuk dëshironte kurrsesi të humbiste një lojtar me cilësitë e Cavanit, duke gjetur akordin për zgjatjen e kontratës edhe për 2 vite të tjera.

I ardhur në Korrik të 2013-tës, Cavani është një prej sulmuesëve më të mirë të gjithë historisë së PSG. 30-vjeçari ka shënuar 125 gola në 192 ndeshje zyrtare dhe synon të kalojë statistikat e Zlatan Ibrahimovic (156 gola në 180 ndeshje), për t’u bërë golashënuesi më i mirë. Deri në këto momente, Cavani ka fituar 11 trofe me fanellën e francezëve.

Jam shumë i lumtur për këtë rinovim“- deklaroi Cavani, pasi hodhi të zezën mbi të bardhe, duke shtuar: “Gjithmonë kam dashur të qëndroj në Paris për ta çuar këtë skuadër dhe tifozët e saj në majën e futbollit botëror. Jam i bindur se kemi potencial për të fituar gjithçka dhe në sezonin e ardhshëm do të jemi edhe më ambicioz“- përfundoi 30-vjeçari.