EFL Cup / United fiton “thrillerin” me Southampton, Zlatan hero, Mourinho si Ferguson

26.02.2017 20:54:22

Manchester United ka fituar trofeun e dytë të sezonit pas Comunity Shield. Ishte një ndeshje e çendur në “Wembley”, një finale që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e futbollit. Manchester United kaloi në avantazh të dyfishtë përpara se Gabbiadini të barazonte për Southampton. Por goli në minutat e fundit të ndeshjes nga Ibrahimovic vendosi gjithçka. Me këtë trofe Mourinho barazon legjendën Alex Ferguson për sa i përket kupave të fituara. Një atmosferë e mrekullueshme në “Wembley” teksa të dyja skuadrat bëhen gati të nisin ndeshjen. Sfida fillon me një ritëm të lartë nga të dy ekipet dhe mundësitë e para nuk mungojnë. Pogba provon nga distanca përpara se Gabbiadini të shënojë një gol që anulohet pa të drejtë nga arbitri anësor për pozicion jashtë loje. Manchester United – Southampton Live Score Një goditje standarde e Zlatan Ibrahimovic i jep avantazhit Manchester United në minutën e 19-të, por goditja e tij mund të ishte pritur nga portieri Forster dhe mbase portieri tregoi pak më tepër respekt se ç’duhej. Avantazhi i jep më shumë qetësi United dhe aksionet sa vijnë e bëhen më të rrjedhshëm, por edhe Southampton nuk mbetet prapa dhe mundohet të barazojë rezultatin.Në minutën e 38-të Jesse Lingard, një specialist i “Wembley-t”, dyfishon rezultatin pas një pasimi të Rojo, sulmuesi shtatshkurtër godet pranë zonës duke mundur për të dytën herë portierin. Por Southampton nuk dorëzohet dhe pak sekonda përpara se të përfundonte pjesa e parë Manolo Gabbiadini ngushton diferencën pas një pasimi të Word-Prowse.Goli i jep vetëbesim djemve të Puel dhe është sërish Gabbiadini ai që me dopietën e tij rinis ndeshjen nga e para. Të pandalshëm lojtarët e Southampton, të cilët arrijnë të krijojnë mundësi pas mundësie dhe vetëm fati e mban ndeshjen barazim. Gabbiadini, Stephen, e më pas Romeu i cili godet shtyllën kërcënojnë prapavijën e Manchester United në mënyrë konstante teksa djemtë e Jose Mourinho-s duket se e kanë ulur ritmin dhe vetëm në disa raste sporadike tregojnë cilësitë e tyre, si për shembull Martial me një aksion personal që nuk shfrytëzohet mirë nga Lingard.Është pikërisht Lingard ai që humbet një mundësi të artë kur stopon një top branda zonës dhe godet por topi përfundon jashtë porte. Një ndeshje spektakolare zhvillohet pas golit të barazimit por në minutën e 87-të është United ekipi që gjen golin e avantazhit. Herrera fut një top të bukur në zonë dhe është Zlatan Ibrahimovic ai që shënon me kokë nga shumë pranë portës. Kaq mjafton dhe Manchester United fiton trofeun e dytë të sezonit./ telesport.al/