Ekskluzive: Ja lidhja e UBO Conulting me Vetëvendosjen (foto)

21.03.2017 23:59:54

UBO Consulting ka publikuar një sondazh, sipas gjasave të paguar nga lëvizja Vetëvendosje, apo edhe nxitur nga marrëdhënie biznesi dhe të tjera.

Është sondazhi i dytë brenda pak muajve që UBO Consulting po e bënë me porosi të Lëvizjes Vetëvendosje . Këto dy subjekte njëra politike e tjera juridike kanë një lidhje të fortë nga të katër anët. Lëvizja VV i siguron punë UBO-s, e UBO realizon sondazhe nën siglën e saj e për qejfi të VV .

Jorelevanca e hulumtimeve që i bën UBO nëpërjet Omnibusit janë të padiskutueshme sikurse që janë të padiskutueshme lidhje biznesore në mes VV dhe UBO-s. Dallaveret e UBO consulting datojnë nga UNDP kur tenderat i fitonte dhe mbikeqyreshin nga Mytaher Haskuka.

Lidhjet familjare në mes Shpend Ahmetit dhe ortakëve të UBO-s janë argumente tjera që hulumtimet e UBOsë për matjen e opinioneve janë thjeshte manipulime dhe orvatje për të ndëtuar një përceptim tek qytetarët.