Ekskluzive: Rritet skandali i votimeve me kusht nga Austria (Dokumente)

24.11.2017 09:50:26

Skandali me votimin me kusht nga Austria po del të jetë më i madh sesa që duket nga ato që janë thënë deri më tash!

Një Deklaratë e ardhur në adresën tonë, konfirmon se janë keqpërdorë edhe emra të personave që as nuk janë lindur as në Kosovë,  as në Austri.

Leonora Zeqiraj – Isufi, sipas kësaj Deklarate, është e lindur në Montbellard, me vendbanim të përhershëm në Suedi, dhe adresa e saj është: Ganglatsvagen 5921578 Malmö Sverge. Leonora mohon që të ketë aplikuar apo votuar ndonjëherë në zgjedhjet e 22 tetorit dhe në balotszhin e 19 nëntorit.

Një tjetër qytetare, Nurie Kuklecaj e lindur në Istog, por që jeton në Salzburg, mohon të ketë aplikuar apo votuar në balotazhin e 19 nëntorit./fokusi.org