Shqipëri: Ekstradohen nga Athina dy të dënuar shqiptarë

07.07.2018 14:18:47

Ekstradohen nga Interpol Tirana, 2 shtetas të dënuar me 20 dhe 7 vite burgim në fushën e veprave penale kundër jetës dhe lirisë së personit, si dhe në fushën e narkotikëve.

Ngu krye ekstradimi nga Athina – Greqi drejt vendit tonë, i shtetasve shqiptarë :

– Eduart Lulo, 33 vjeç, banues në Përmet.

Ky shtetas, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale ” Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” ” Armëmbajtje pa leje”.

Vendim ky i marrë pasi, më datë 23.11.2013, në bashkëpunim me disa të burgosur të tjerë, është arratisur nga burgu i Drenovës ku po vuante dënimin prej 20 vitesh, për veprat penale ” Vjedhje me pasojë vdekjen” ” Plagosje e lehtë me dashje” dhe ” Armëmbajtje pa leje”.

Arrestimi i tij u krye në Athinë – Greqi, me datë 29.11.2013, nga ku u ekstradua për në vendin tonë.

-Franci Halili , 41 vjeç, lindur në Sarandë.

Ky shtetas, është shpallur në kërkim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e cila e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale ” Prodhim dhe shitje narkotikësh”. Ai në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në qytetin e Sarandës shisnin lëndë narkotike heroinë, personave të ndryshëm.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, u bë arrestimi i tij duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.