Elbasan, tentoi të korruptojë policin rrugor, në pranga 52-vjeçari

26.10.2016 13:49:47

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një shtetas, pasi tentoi t’i jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë masë administrative

Në pranga ka rënë: Ferdinad  Zyla,  52 vjeç,  banues në Cërrik.

Ky shtetas u arrestua  nga efektivat e policisë pasi në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në afërsi të fshatit Kuqan,  është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore Elbasan, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i japë një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)