Emini: Veprimet e Speciales si pasojë e narratives negative të Thaçit ndaj BE-së

08.07.2020 21:21:30

Analistja Donika Emini i ndërlidh proceset e fundit të Gjykatës Speciale me të gjitha zhvillimet e brendshme në Kosovë.

Emini në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se qysh kur është formuar Gjykata Speciale e kemi ditur që komuniteti ndërkombëtarë do të përdorë si presion për liderët politikë.

“Kjo gjë nuk lidhet vetëm me zotin Thaçi. Dihet mirë se para një viti ishte edhe rasti me zotin Haradinaj mirëpo ai dha dorëheqje para se të intervistohej për dallim nga zoti Thaçi që ka thënë se pret konfirmimin e aktakuzës për dorëheqje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analistja thotë se për fat të keq procesi i dialogut është ndërlidhur me të gjitha proceset tjera në Kosovë.

Emini thotë se është dështim politik i Kosovës nëse lejohet që një i person i akuzuar ta përfaqësoj Kosovën në Washington.

“Megjithatë dihet mirë se këto ngjarje po ndodhin pas një narrative negative të zotit Thaçi ndaj BE-së. Thaçi ka qenë i margjinalizuar në nivel të BE-së edhe në raportin bilateral. Vetëm një takim e ka pasur me zonjën Merkel dhe atë në takime të nivelit rajonal”.

Analistja thotë se Thaçi kishte raporte vetëm me Grenellin dhe sipas saj edhe “anulimi i vizitës së Hotit në SHBA tregon se ai nuk kishte çfarë kërkon atje pa Thaçin”.