Erika Camaj, gruaja që jetoi përkrah Martin Camajt

07.03.2017 19:28:31

Miq dhe bashkëpunëtorë të Camajt nga Gjermania, Italia, Kosova dhe Shqipëria do të sjellin kujtimet e tyre. Aktorë të Teatrit Eksperimental Kombëtar do të recitojnë poezi të zgjedhura nga vepra poetike e Camajt. Do të paraqitet përmbledhja e re Martin Camaj -“Vepra poetike”. Por rrëfimet më të ndjera pritet të jenë ato të Erikës.

Për herë të parë ajo erdhi në Shqipëri më vitin 1993, e prej atëherë vjen ccdo vit në vëndin për të cilin I shoqi I folia q shumë. “Po shkoj në Shkodër dhe në Vlorë, tek dy mbesat e Martinit. Njëra është në Shkodër e sa herë që vij shkojmë edhe në malësinë Dukagjin, shkoj në Jezercë, në vendin ku ai kaloi fëmijërinë në Temal, më pas në Vlorë, Butrint, Sarandë”, do të shprehej ajo disa vite më parë gjatë konferencës për 85-së vjetorin e lindjes së poetit.

Në këtë përvjetor u zhvillua një konferencë në Akademinë e Shkencave. 32 studiues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Italia, Gjermania referuan mbi studime që fokusohen në letërsinë e Camajt, në tiparet gjuhësore dhe estetike të disa prej veprave të tij si “Njeriu më vete e pa të tjerë”, “Rrathë”, “Karpa” etj.