“Escobari” mesazh bombastik Ramës: Na sakatove, ja ke ngjitur virusin krejt Evropës …! Kryeministri ia kthen me ironi

15.12.2016 17:03:30

Një mesazh i publikuar në rrjetin social për rihapjen e shkollës së mesme profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë është bërë shkak i rradhës për replika mes kryeministrit dhe ndjekësve të tij virtual, por këtë herë me protagonist “Eskobarin”.

Në statusin e tij Rama shkruan, se “modeli i ri i arsimit profesional është tërësisht i bazuar tek parimi themelor i sistemit dual gjerman, por jo vetëm, edhe atij zviceran dhe vendeve të tjera, ku shkolla është e lidhur me ndërmarrjen dhe ku cilido që hyn në shkollë, një pjesë të kohës gjatë javës e kalon në klasë e laborator për teori dhe pjesën tjetër e kalon në ndërmarrje për praktikë. Sivjet, në arsimin profesional janë regjistruar afro 27 mijë studentë, 11 mijë më shumë se një vit më pare”.
Por një komentues me emrin e rremë, “Boris Escobar”, i shkruan se “populli s’ka bukë me hangër, po hap vende pune, mos i plas të gjithë nëpër burgje se do e qesin në një mënyrë bukën e gojës të fëmijëve”. Ndërsa një tjetër, gjithashtu me emër të rremë, Angelo Amsterdam i kërkon kryeministrit t’ja u shkulë veshin ministrave.
Nga ana tjetër Rama, për shkak edhe të emrave të komentuesve ka replikuar në një mënyrë shumë origjinale.
BORIS ESCOBAR: Edi Rama burrë shteti i ka ba njerzit për veti…O zoti kryeministër, populli s’ka bukë me hangër, po hap vende pune, mos i plas të gjith nëpër burgje se do e qesin në një mënyrë bukën e gojës të fëmijve. Na kalbe burgjeve, na sakatove, ja ke ngjit virusin krejt Europës e sa për temën s’më intereson..
EDI RAMA: Me emrin që ke zgjedh e ndjell burgun vetë ti
ANGELO AMSTERDAM: Një m.t jeni tu bo. Shkuljau veshin atyre ministrave se kshu s’keni gjo në terezi, eh i mjeri popull. Natën