ESE: Nga dashuria për artin

15.04.2020 22:47:15
(Një të përgjegjur ORES POETIKE e mërkurë, 15- 04-2020)
Kjo ngjarje do të shënonte përfundimisht një projekt të menduar mirë të LKSHM dhe për mua do të ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme sepse do të takoheshim aty me të përbashkëtat tona e mbi të gjitha me veprat letrare e artistike ku do të dëshmoheshin vlerat tona.
Pra në një takim kaq të menduar mirë, në rrethana shumë të favorshme ku do të këmbeheshin vlerat letrare e tjera, rajonale e të vendeve të ndryshme, të shkrimtarëve tanë. Ku do të sistemohej dhe flitej për një profilizim gjithnjë më të lartë dhe më profesional. Po ashtu do të kishim mundësitë të takoheshim e të bisedonim të lirë në kuptimin e plotë të fjalës, duke i rikujtuar momentet e tmerrshme që përjetuam në të kaluarën e afërt tonën. Do të kujtonim momentet e prekshme dhe përjetimet e tmerrshme, kur pikërisht fjala jonë e lidhur më krijimin e traditës, më krijimin e lartë dhe evropian na rrezikonte jetësisht. Ne e dimë cilët shkrimtar jemi. Ne e dimë me çka jemi ballafaquar me çka ballafaqohemi sot. Ne duhet të tentojmë gjithnjë sot të cytim dhe nxitim penat tona që ato të kthehen në profesionaliste. Dhe shkrimtarët e vërtet e kanë të qartë se cila është detyra e tyre e përhershme dhe e pazgjidhshme.
Lufta për lirinë e fjalës, lufta kundër secilës censurë, kundra secilës shtypje, kundër secilës diktaturë, lufta për ta mbrojtur dhe ngritur në secilin krijim vlerën e fjalës qoftë më poezi, qoftë më prozë, qoftë më romane, qoftë edhe dramë, qoftë me eseistikë, qoftë më skenar, qoftë më kritikë, qoftë më përkthime, qoftë më studime shkencore. Pra shkurt LKSHM do ta rrisë vlerën krijuese letrare në shkallë vendi e më gjerë. Jam i bindur së në favor të këtyre vlerave ishte dhe do të jetë angazhimi i secilit krijues të mirëfilltë dhe në veçanti edhe i LKSHM. Jam i pikëlluar dhe ndihem keq që kjo e zezë e madhe që kaploi planetin e pengoi këtë takim që duhej të kishte ketë qasje dhe këtë synim dhe këtë duke i falënderuar Kryesisë dhe kryetarit por edhe krijuesve të gatëm të LKSHM.
Nevoja dhe mendjemprehtësia na thërret për projekte që vlerësojnë punën frytin e shkrimtarëve dhe cytjen për angazhim të mëtutjeshëm. Unë kam dekada prapa vetës dhe mund të shkruaj një libër të sukseseve, por edhe të dështimeve, të shoqatave të ndryshme anëtar i së cilave kam qenë ose kam marr pjesë në procesin e zhvillimit të tyre. Ka shumë arsye që nuk jam përgjigjur gjithnjë dhe pjesën më të madhe pengesat kanë qenë shëndetësore. Pra më këtë letër që nuk i drejtohem vetëm Kryetarit e as vetëm kryesisë së shoqatës, porse falënderimi personal, detyrimisht bie mbi ta, them se angazhimi i përbashkët i penave të mërgatës, jo vetëm se do të ishte një vlerë e pamohuar, por do të ishte gjithnjë në shërbim të atdheut dhe artit, por edhe humanes e njerëzores në tërësi. Pra takimet si ky padyshim se sjellin ngrohtësi dhe miqësi të reja dhe i forcojnë të vjetrat. Sot do të doja t´i përshëndesja të gjithë klasën krijuese kudo qofshin ata duke i thirrur që të respektojnë dhe të krijojnë vlera të reja e stabil edhe në jetën private të cilat do të shtonin vlerën dhe veçantin e krijuesit si personalitet.
Zonja e Zotërinj ,
ju thërras për një angazhim të përbashkët dhe për një bashkëpunim të mirëfilltë, sepse pa to nuk pritet kurrfarë suksesi. Miq të dashur kthehuni vetëm disa vite në të shkuarën në Kosovë dhe nuk e kemi vështirë ta kuptojmë se cilin rol luajtëm dhe cilin rol patëm si krijues. Ne jo vetëm që hoqëm vëmendjen politikës së kohës për përgjegjësit që kishte dhe nuk i merrte, por u vumë në lëvizje dhe më të gjitha edhe më pendë, edhe me trup, edhe me punë edhe më gjithë kapacitetin e dijës dhe krijimit, rritëm shpresat, ngritëm zërin dhe përkrahem të gjithë ata që u gjallëruan, nga dëshira për liri dhe dinjitet njerëzor, dhe dolëm në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë e demokracisë. Ne ishim zë, por luftetar edhe në mesin e njerëzve që shkatërruan një sistem okupues. Ne shkatërruan muret e burgut të sistemeve të pushtuesit. Shumë prej nesh ishim në mesin e njerëzve që rrezikuan shumë, madje rrezikuan jetën e tyre dhe ndonjëherë u duhej ta linin atë. Sot shumica jonë jeton në një Evropë pa kufij politik, pa mure, pa tela, pa gjemba, por me një mur tinëzarë që e mbanë pa frymë Kosovën. Një mur që dukët e padukshëm, por që frymon dhe ushqehet nga gjithë Evropa. Ne nuk kemi bërë asgjë kundër këtij muri. Ne nuk kemi bërë asgjë kundër kësaj përbuzje. Ne qe mburremi me të drejtë se ishim populli më i vjetër në Evropë nuk duhet të lejojmë që askush të sillet në këtë mënyrë me ne. Pra krijuesit e Diasporës, por LKSHM duhet që nesër të ngritë zërin. Pra duhet t´u përkujtojmë qendrave Evropiane, Amerikës dhe mbarë Botës se çka po ndodh në zemër të Evropës. Duhet t´u tregojmë se ne jemi një popull megjithatë më kulturë që nuk patëm deri me sot asnjë rebelim kundër një qasje të këtillë. Ne duhet tu shkruajmë klasave krijuese në radhë të parë e t´u kujtojmë se çka po ndodh në Kosovë. Pse na u dashka pos ai grusht populli të përbuzet muaj e vite për një vizë turistike të pres me vite. Unë mendoj se shoqatat e krijuesve shqiptarë, shoqatat e mërgimtarëve kudo janë duhet t´u shkruajnë simotrave të tyre dhe të kërkojnë përkrahje edhe politike edhe ekonomike më të madhe për Kosovën. Pra ne e kemi këtë rol se e kemi pasur gjithmonë dhe këtë rol e kanë edhe shkrimtarët në Berlin, Paris, Uashington, Budapest, Pragë vashave, Nju Jork, Londër etj. Ne duhet të vëmë në lëvizje një frymë të re që kërkon e thërret përkrahjen e shtetit më të ri Kosovës.
Ne duhet të jemi mirënjohës të gjitha forcave që na ndihmuan dhe shpëtuam nga një shkatërrim total fizik. Pra patëm guxim, por edhe fat, por edhe përkrahje të mirëseardhur dhe të domosdoshme, e u pru në vend e vërtetat liria e demokracia. Por ne nuk duhet të rrimë tashti duarkryq në paqe e të lejojmë që të dirgjemi si një vrimë e zezë! Një perde e fort e hekurt po e mban Kosovën plotësisht të izoluar…
Në fund të fundit ne do ta ruajmë kursin paqësor dhe do të reagojmë në mënyrë të hapur dhe të kulturuar. Ne në fakt edhe historikisht kurrë nuk kemi qenë faktor, as shkaktar i prishjes së paqes për çka nuk mund të krenohen fqinjët tonë. Unë e di nga përvoja ime e jetës se jam vënë në kryq pikërisht se nuk jam auto censuruar në shkrimet e mia. Ne duhet të flasim për problemet dhe të mirat e sukseset hapur. Dihet se lëndë e jona është letërsia dhe produkt i joni janë veprat letrare. Ne duhet të flasim më shumë për to dhe gjithashtu të komunikojmë shumë më shumë edhe për fenomenet lokale, por edhe globale ma më zë. Ne duhet të jemi më të zëshëm edhe në mbrojtjen e drejtave tona. Pra duhet të flasim më shumë edhe për të drejtat e krijuesit, të drejtat e autorit, dhe t´i mbrojmë ato. Në fund me lejoni edhe njëherë të ju thërras që t´i krijoni bordet profesionale për secilin drejtim e veprim sepse sukseset tona dhe mossukseset flasin fuqishëm. Jam i bindur se ne duhet të flasim hapur më shumë për mos sukseset sepse ato i njohim më mirë dhe duke i shtruar e diskutuar nuk lejojmë përsëritjen e tyre.
Zonja e Zotërinë,
Ne po jetojmë në Evropën Perëndimore, ku gëzojmë lirinë e mendimit dhe të veprimit. Prandaj ne nuk duhet të gabojmë të mos i vlerësojmë vlerat e njëmendta, nuk duhet të gabojmë duke mos i përkrahur prirjet e reja, ne nuk duhet të gabojmë duke mos i çmuar vlerat, magjitë krijuese, por duhet ta vlerësojmë lirinë dhe gjithmonë e vlerësojmë si duhet kur e krahasojmë më kohën e shkuar kur nuk e kemi pasur.
Ne duhet të jemi mbrojtës të drejtësisë dhe në të njëjtën kohë duhet t´i mbrojmë të drejtat tona. Ne duhet të luftojmë për siguri shoqërore aty ku nuk ekziston dhe dinjitet njerëzor aty ku nuk është. Por këto gjithsesi duhet mbjell kultivuar në radhët tona.
Të gjithë ata që kanë lexuar e dinë se mendja që kritikon nuk ka jetuar e as që jeton e qetë. Ju kujtoj se si Ezopin e vranë duke e futur në thes e duke e hedhur, në det priftërinjtë që nuk mund ta duronin kritikën e tij krijuese.
T´u kujtojë se Dante Aligeri ishte i detyruar të mërgonte për shkak të veprës së tij. Tu kujtoj Fishtën që edhe vend për varr nuk i dhanë së kishte kritikuar gjithnjë ku duhej dhe ashpër.
I nderuari Musa Jupolli,
Kemi arsye të forta dhe të jashtëzakonshme për të festuar.
Shoqatat e shkrimtarëve në fakt bëjnë Unitetin e të vetmuarve, bëjnë unitetin e vlera të larta. E fatkeqësisht nuk duhet harruar, pra ajo që është arritur nuk duhet të na bëjë të harrojmë se muret çnjerëzore, burgjet e shpirtit, iluminizmi, parimi i shpresës, në planetin tonë janë larg nga zhdukja e plotë. Ka edhe kërcënime të reja
Sikur ky qe nuk na la të bashkoheshim dhe të promovonim vlerat letrare tonat, si Kovit 19. A nuk është kjo armë biologjike shenjë e fortë që tregon se bota mund të shfaroset për pak ditë e ndoshta edhe për pak orë.
A nuk është kjo një shenjë e fuqishme se bota jonë është më e pasigurt se kurrë dhe se ardhmëria e nipave dhe mesave tona po rrezikohet përditë e më shumë. Prandaj penat e kanë për detyrë të hetojnë dhe marrin kahen dhe anën e drejtë.
Por kjo nuk ja ul aspak vlerën punës suaj prandaj i ndershmin Musa Jupolli ju falënderoj përzemërsisht për ftesën që na e bëtë dhe për të gjitha angazhimet tuaja të cilat shpresoj shumë se do të japin rezultat dhe vlera të pashlyeshme në këtë botën tonë përditë më të koklavitur.