F1, afron rinovimi zyrtar i Fernando Alonsos me McLaren!

17.10.2017 20:38:09

Fernando Alonso pritet që në ditët në vijim të zyrtarizojë rinovimin me McLaren. Lajmin e bëri publik vet shefi ekzekutiv i skuadrës britanike, Zak Brown, gjatë një intervistë për Motorsport. Amerikani Brown ishte mjaft optimist dhe besimplotë për negociatat me spanjollin Alonso, duke konfirmuar faktin se te kjo skuadër më kryesorja për momentin wshtw arritja e marrëveshjes me asturianin.

Edhe pse ka kaluar një muaj që pas deklaratës së vetë Fernando Alonsos, se vendimin për të ardhmen do ta komunikonte pas garës për Cmimin e Madh të Japonisë, ende nuk ka asgjë kontrete nga piloti 36-vjecar.

Gjithsesi, një fakt i tillë nuk e zbeh aspak entuziasmin e shefit ekzekutiv Zak Brown, që deklaron se dicka e tillë është cështje orësh. Ai shpreson që marrëveshja të mbyllet zyrtarisht para garës për Cmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do të zhvillohet këtë fundjavë në Austin. /supersport.al/