FA Cup, Manchester United kualifikohet me Schwiensteiger

29.01.2017 20:30:51

Manchester United mes 16 skuadrave më të mirë të FA Cup. “Djajtë e Kuq” mposhtën lehtësisht 4-0 Wiganin për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ave. Ajo që bëri më shumë përshtypje në këtë ndeshje të luajtur në “Old Trafford” ishte përfshirja në formacionin titullar pas më shumë se një viti të Bastian Schweinsteiger, i cili e shfrytëzoi më së miri mundësinë e dhënë nga Jose Mourinho. Në fund të pjesës së parë mesfushori gjerman dha një kros të saktë për Fellainin, i cili i rrëmbeu kohën kundërshtarit duke shënuar me kokë.

Smalling realizoi të dytin po me kokë në minutën e 57-të, pas krosimit të Martial. Franncezi u bë protagonist me një tjetër asist për Mkhtarian, që realizojë lehtësisht golin e 3-0.

Në të 81-ën, Bastian Schweinsteiger me shpinën në porta shënoi golin e fundit të sfidës, që mund të shënojë kthesën për gjermanin në këtë sezon te Manchester United.

U kualifikuan gjithashtu në fazëm e 1\8-ave të FA Cup Millwall që kaloi 1 – 0 Watford,  Fulham i cili shkatërroi 4 – 1. Hull City dhe Sutton që iu imponua 1-0 Leeds-it .