Familja 14 anëtarëshe nga Semaja e Kaçanikut bëhet me shtëpi të re!

15.08.2016 20:51:32

Familja 14 anëtarëshe nga fshati Semajë e Kaçanikut sot është futur në shtëpi të re, kjo falë iniciative së Shoqatave të Dala nga Lufta.

Me rastin e ceremonisë, në emër të këtyre organizatave ka folur Sali Çeku dhe Gazmend Dashi ndërsa në emër të Komandës “Agim Ramadani” disa fjalë rasti i ka thënë major Feriz Trzhnjeva si dhe Hajrush Kurtaj, kryetari i Veteranëve në komunën e Kacanikut.

Ndryshe, nga familja Hasani në luftë kanë qenë dy vllezer, Jetoni ne Koshare kurse Agroni ne Kaçanik.