Fillimi i Ri i krimit, nisi në Prizren

04.07.2017 18:56:30

Blerim Çoçaj

Prizreni nuk po mund të jetojë pa krim. PDK-ja, dikur e Hashim Thaçit, sot e Kadri Veselit, këtë qytet e kanë shndërruar në qendër kryesor të krimit të organizuar.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, bashkë me drejtorët e tij, të cilët sot janë zyrtarët më të lartë të PDK-së në Prizren, për shkak të këtyre veprimeve kriminale, vazhdojnë të përballen me organet e drejtësisë.

Kadri Veseli, vitin e kaluar, për të kamufluar krimin e partisë së tij, ndërroi drejtorët e Qeverisë së Ramadan Mujës. Tha se po e fillon një epokë të re në Prizren. Por, pavarësisht këtij premtimi, krimi në këtë qytet nuk u ndal.

Qeveria e Ramadan Mujës, vazhdon me avazin e vjetër. Tash iu ka bashkëngjit edhe Karitasi !!! Të kapur nga frika e zgjedhjeve, Komuna e Prizrenit, së bashku me Karitasin, hapën një konkurs për pranimin e mbi 60 infermierëve. Ky konkurs i punësimit, fatkeqësisht u shndërruar në konkurs të krimit, vetëm pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve. Duart në këtë konkurs i kanë futur njerëzit më të afërt të Kadri Veselit, i cili në zgjedhjet e fundit premtonte një Fillim të Ri për Kosovën.

Përzgjedhja e kandidatëve, është bërë në mënyrën më kriminale. Organet e drejtësisë duhet të veprojnë sa më shpejtë dhe ta zbardhin të vërtetën e këtij konkursi. Kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, e ftoj që t’i ndal këto veprime kriminale të njerëzve të partisë së tij, dhe të Qeverisë së Ramadan Mujës.

Ma mirë sot, se nesër do të bëhet vonë !