Filloi protesta kundër kolapsit energjetik

02.08.2017 12:42:03

Protesta do të zgjasë një orë

Sindikata e re e KEK-ut sot po mban protestë kundër krizës së paralajmëruar energjetike në vend.

Sindikalistët kanë paralajmëruar se nëse nuk zgjidhet problemi do të hyjnë edhe në grevë të përgjithshme. Protesta filloi në orën 12:00 dhe vazhdon deri në orën 13:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.