Fillon manifestimi ‘Flaka e janarit’

11.01.2017 13:12:25
Manifestimi “Flaka e janarit” që mbahet çdo vit në Gjilan ka filluar me një vizitë në kazermën e FSK-së dhe me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në këtë komunë.
Homazhe tek varrezat e dëshmorëve kanë bërë zyrtarë të komunës së Gjilanit, pjesëtarë të FSK-së, nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, lideri i VV-së Albin Kurti, veprimtari i çështjes kombëtare, Avni Dehari dhe shumë qytetarë tjerë.

Për nder të këtij manifestimi pasdite kryetari I komunës Lutfi Haziri do t’i pres në një takim familjet e dëshmorëve ndërsa ndezja e Flakadanit  të Flakës së Janarit do të bëhet në orën 17 në sheshin “Agim Ramadani”.