Fillon takimi ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel

23.03.2018 19:37:37

Sapo ka filluar takimi ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Burime të lajmi.net thonë se takimi sapo ka filluar, i cili po zhvillohet në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në javët e fundit, presidenti Thaçi ka udhëtuar në qendrat vendimmarrëse për të harmonizuar agjendën e dialogut me partneret strategjik të Kosovës.

Pas takimit, dy presidentët pritet të prononcohen për media.