Fjalët e trajnerit të Barcelonës pas eliminimit nga Roma

11.04.2018 09:15:40

I shokuar ka dalë përpara medieve trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde pas humbjes nga Roma në “Oliumpico”.
Valverde tha se skuadra e tij është gjendur përballë një presioni të madh të verdhekuqve që në fillim të takimit.

“Ata bën presion tek ne nga minuta 1 deri në 90, ne nuk mund të luanim lojën tonë. Ata rrezikuan shumë në mesfushë, por ia dolën që me presingun e tyre t’ia dalin” – tha trajneri i katalanasve.

Roma eliminoi Barcelonën e cila konsiderohej favorite për ta fituar këtë ndeshje.