Flamuri i Kosovës në Mathauzën pëngon Vulinin

Flamuri i Kosovës në Mathauzën pëngon Vulinin

08.05.2017 14:27:09

Përfaqësimi i Kosovës në Mathauzen për nder të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysëmhënës së Kuqe ka penguar ministrin serb Vulin, i cili u largua nga tubimi.

“Qëndrimi nën flamurin e Kosovës, shtet i papranuar, nëse do të ishte anëtare e koalicionit antihitlerian do të ishte lëndim ndaj gjithë viktimave e dhe përmendoreve të Luftës së II Botërore, si dhe të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.

Me rastin e lëshimit të tubimit në Mathauzen, Vulin në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysëmhënës së Kuqe, deklaroi se nuk di se cili  anëtarë tjetër i qeverisë së Serbisë do të sillej ndryshe, njoftojnë mediat serbe.

Tutje ai shtoi se nuk dëshiron të komentojë qëndrimet e shteteve tjera në raport me Kosovën, ngase ka disa shtete që kanë njohur pavarësinë e Kosovës

“Por duhet të na kuptoni se për ne Kosova nuk është shtet i pavarur. Ne  bisedojmë me Prishtinën në kuadër të rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Vulin.

Ndërkohë Vulin sqaroi se ministrat serbë  në qeverinë e Kosovës janë përfaqësues të serbëve të Kosovës e jo të qeverisë së saj.