Flet kosovari që shkaktoi zjarrin në malin e Bardhë të Malit të Zi

31.08.2016 12:18:58

Shtetasi i Kosovës, Arif Osmani ka pranuar para inspektorëve se ka shkaktuar zjarrin në Mal të bardh në Ulqin.

Siç shkruan “Pobjeda”, ai hetuesve i tha se bluzën e ndezur e hodhi në kaçubë, por nuk e diti se do të shkaktojë zjarr, transmeton ul-info.

Atij të hënë iu caktua burgimi prej 30 ditësh për shkak të rrezikut nga arratisja. Është i akuzuar për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.