Florian Dushi: Në Istog mbrohet rendi kushtetues i Kosovës

11.12.2017 11:17:50

Florian Dushi ka vlerësuar lartë kulturën dhe qytetarinë e qytetarëve të komunës së Istogut dhe u ka bërë thirrje që t’ua japin një mësim jetësor të gjithë atyre që u munduan që me manipulime të marrin pushtetin në këtë komunë.

Ky është postimi i plotë i z. Dushi:

Në Istog nuk votohet vetëm për kryetar, atje votohet edhe për ta mbrojtur rendin kushtetues e demokratik të Kosovës!

Qytetarët e Istogut, pa fajin e tyre, do të dalin sërish në zgjedhje këtë fundjavë.

Ata do të zgjedhin në mes të kryetarit aktual dhe të dëshmuar, z.Haki Rugova, dhe një personi i cili duke u angazhuar që të marrë pushtetin me çdo kusht dhe pa zgjedhur mjete, ka njollosur rëndë qytetarët e urtë e të ndershëm të kësaj komune, të cilët në zgjedhje gjithmonë kanë dëshmuar kulturë të lartë qytetare e demokratike.

Prandaj, Komuna e Istogut dhe qytetarët e saj në këto zgjedhje, duhet t’ia japin një mësim jetësor të gjithë atyre që Istogun e shohin vetëm si mundësi manipulimi e përfitimi, dhe të votojnë në mënyrë plebishitare për kandidatin e tyre, për Kryetarin e tyre, z.Haki Rugova.

Në këtë mënyrë, ata do të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe do t’i dalin zot rendit kushtetues e demokratik në Komunën e tyre, duke iu shërbyer edhe si shembull gjithë qytetarëve të Kosovës!

Fitore ✌