Forcat e Mbrojtjes të Izraelit vrasin gabimisht kapitenin e Forcave Ajrore të Izraelit, kishin për cak një palestinez

29.07.2016 19:15:04

Është publikuar një video e cila shfaq momentin kur kapiteni i Forcave Ajrore Izraelite vritet gabimisht nga ushtarët e Forcave Izraelite të Mbrojtjes në një pikë kontrolluese në Jerusalem.

Ushtarët e kishin për cak një kalimtar të rastit palestinez, nga i cili kishin frikë se do t’i therte me thikë ata, duke e huqur cakun dhe duke goditur kapitenin në vend të palestinezit.

Eliav Gelman, 30 vjeçar, raportohet se po priste autobusin në pikën kontrolluese në momentin e incidentit, transmeton express.

Incidenti ka ndodhur në shkurt të këtij viti, por pamjet janë publikuar vetëm tani.