Formula 1, në Sochi triumfon Valteri Bottas

30.04.2017 18:48:12

Valteri Bottas surprizon në cmiminin e madhë të Rusisë, duke u ngjitur për herë të parë në karrierë në shkallën me të lartë të podiumit.  Piloti i Mercedesit befasoi që në start dy rivalët e tij të Ferrarit, Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen, për të mos e lëshuar kryesimin deri në xhiron e fundit, me finlandezin e kokëkuqes që e pati të pamundur t’ia merrte vendin e parë. Zhgënjen në Sochi Leëis Hamilton, që pas 15 garave nuk arrin të ngjitet në pod, pasi e mbylli në vendin e katërt. Një kontakt me Grosjean dhe Palmer bën që të futet menjëherë në pistë makina e sigurisë, dhe pas disa xhirove që u shërbeu njëvendësheve për të ngrohur motorët, Bottas tentoi mënjerë shkëputjen ndaj makinave të Ferrarit. E mbyll shumë shpejt garën Daniel Ricciardo për shkak të problemeve me frenat te Red Bulli i tij. Bottas ndërkohë nis fluturimin me një ritëm të cmendur, falë edhe gomave ultra të buta, që e ndihmuan të shkëputej nga rivalët. Impresionues shkëputja e katër makinave të para me garuesit e tjerë. Pas vetëm 16 xhirove Max Verstapen, që ishte i pestë, ndodhej 15 sekonda pas britanikut dhe 25 nga Bottas.

Rezultoi më efikase strategjia e Mercedesit, që thiri në bokse finaldezin Bottas për gomat super të buta, ndërsa një xhiro më pas të njëjtën gjë bën edhe Ferrari. Në xhirot e fundit Vettel arrin të përfitojë kohë nga një gabim i Bottas, por pas mundur ta parakalonte. I kënaqur Verstapen me vendin e pestë, i ndjekur nga Perez dhe Ocon të Force India. Dhjetëshen më të mirë e mbyllin Hulkenberg, Massa dhe Sainz.

Pas katër garave të parë Vettel kryeson me 86 pikë, ndjek Hamilton me 73, ndërsa Bottas ka grumbulluar 10 pikë më pak se shoku u tij i skuadrës te Mercedesi.