Formula italiane për zgjidhjen e krizës, Conte porosit Ramën për opozitën

15.10.2019 17:21:55

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka nisur sot një vizitë zytare në Shqipëri. Gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama, Conte deklaroi se Italia mbështet hapjen e negociatave. Kryeministri italian shtoi se nëse do kemi një “JO” tani, kjo do ta zbehë entuziazmin. Conte i kërkoi Ramës që t’i propozojë opozitës një platformë për dialog.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu në vizitën time të parë. Italia e mbështet celjen e negociatave. Ditën e premte do të mbështes këtë pozicion dhe do ta përqafoj me bindje dhe forcë. Celja e negociatave janë instrumetet më të mira për të garantuar zhvillimin si nga aspekti politik, ekonomik dhe sigurisë. Hyrja e Ballkanit në BE është një objektiv thelbësor në procesin e integrimit të këtij rajoni. Nuk është vetëm një kalim konkret por edhe fakti që ndodhem sot këtu, në një ditë të angazhuar për qeverinë italiane. Gjendem këtu pasi edhe në BE po diskutohet për këtë. Shqipërisë i kërkohet përmbushja e reformave. Janë mjaft inkurajuese dhe që kërkojnë edhe një mbështetje të gjerë. Populli është shprehur pro anëtarësimi dhe ndaj kjo përbën edhe një shtysë më tej që institucionet të ecin më tej dhe të mos zhgënjehen.

Nëse do të ketë shtyje do të ketë edhe një zbehje. Në këtë rrugëtim të qeverisë shqiptare në realizimin e reformave kryesisht të drejtësisë, që kanë të bëjnë edhe me sfida sikur ka të bëjë me funksionimin e institucioneve kryesore. Biseda jonë u ndaj edhe në një bashkëpunim më të fortë në luftën kundër krimit. Aftësinë e Shqipërisë për të zgjidhur krizën e saj politike, do të jetë një sinjal i pjekurisë së saj. Duke përfshirë përgjegjësinë që po dëshmon shumica. Shumica dhe opozita kanë të dyja interes që të zgjidhin këtë krizë vetë. Shumica ti propozojë opozitës një platformë për një dialog më konstruktiv. Unë do ta theksoj edhe në takimet e tjera dhe që të zhvillohet pa  parakushte. Duhet të forcojmë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Ne jemi të kënaqur, pasi jemi partneri i parë tregtar me Shqipërinë“, tha Conte.