Futet në det për tu larë, vdes 60-vjeçari

18.06.2017 22:11:07

Një i moshuar ka gjetur vdekjen duke u larë në det. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Gjirin e Lalzit. Shtetasi N.V., 60 vjeç, banues në Tiranë,  është futur për tu larë në det për tu larë dhe ka rënë pa ndjenja.

Familjarët kanë njoftuar ambulancën për të kërkuar ndihmë. Kjo e fundit ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është përpjekur që ta çojë në spital. Sipas policisë, i moshuari ka gjetur vdekjen  në ambulancën e Manzës. Nga veprimet e kryera rezulton se shkak i vdekjes mendohet nga një atak kardiak. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për vlerësim.