Gara e armatimit ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, rrezikon paqen në Ballkan

23.12.2016 23:32:32

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq me rastin e vizitës në Moskë ka arritur marrëveshje për marrjen e gjashtë aeroplanëve ushtarakë MIG 29, 30 tanke T 72 dhe mjete ushtarake BRDM-2, të cilat po ashtu do të bëhen pjesë e arsenalit ushtarak serb.

Kroacia në të njëjtën kohë ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e “haubicave” gjermane PzH-200.

Të gjitha këto armë janë një garë e re ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, në kohën e retorikës së luftës e cila është shpeshtuar kohëve të fundit.

Kroacia, para blerjes së ‘haubicave’ gjermane, ka blerë armatim nga Amerika, por edhe i ka marrë disa aeroplanë ushtarak F-16 si dhuratë nga SHBA-ja.

Përveç garës së ngushtë ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, gara e madhe është ndërmjet Rusisë dhe SHBA-ve për furnizim me armatim të rëndë aleatët e tyre tradicional.