Gazeta gjermane tregon emailin që Liverpooli ia kishte kthyer Barcës për Coutihon

23.09.2017 14:12:32

 

Gazeta prestixhioze gjermane, “Der Spiegel” e ka mësuar të vërtetën e sagës Coutinho-Barcelona. Skuadra katalonase kishte ofruar 150 milionë euro në verë për yllin brazilian për të cilat Liverpooli nuk deshi fare të dëgjoi.

Liverpooli i kishte dërguar Barcelonës dy emaili për ofertën e tyre.

“Nuk është në shitje për asnjë çmim” ishte emaili i parë. Në ofertën e dytë e cila ishte 150 milionë euro, Liverpooli i kishte dërguar një email më të prerë.

“Ne ju kërkojmë miqësisht të ndaloni ngacmimin e Coutinhos publikisht dhe privatisht. Asnjë sasi e parave nuk do të ndryshojë mendjet tona” thuhej në emailin e Liverpoolit./Indeksonline/