Gent Begolli pastron hapësirën tek Xhamia e Çarshisë (Foto)

13.07.2017 13:41:19

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunë e Prishtinës, Gent Begolli po vazhdon të kontribuojë në pastrimin e hapësirave publike në kryeqytet.

Kësaj radhe Begolli në bashkëpunim me Hortikulturën, kompaninë Dardania pastruan hapësirën përreth Xhamisë së Çarshisë.

Në këtë aksion pastrimi prezent ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Prishtinës, Hetem Sopjani.