Gëzuar 6 maji Dita e Shën Gjergjit!

05.05.2020 20:38:04
Nga Ahmet Asani
Të gjithë shqiptarëve në atdhe e në diasporë, ju uroj 6 majin ditën e Shën Gjergjit (Shingjergjin) – ditëlindjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut !
Pa asnjë dyshim heroi e kryetrimi ynë me i madh kombëtar është Gjergj Kastrioti. Gjergj Kastrioti lindi më 6 maj 1405, vdiq më 17 januar 1468! Gjergji udhehoqi trimat shqiptarë për 25 vite në 25 beteja me fitore, karshi ushtrive shumë më të medha të perandorisë osmane. Evropa që kishte shumë frikë nga pushtimi osman, Gjergj Kastriotin e kishte shpallur “Alteta Kristi”- qe ne shqip i bie “Ushtar i Krishtit”.
Dita e Shën Gjergjit është shënuar qysh nga kohërat pagane dhe lidhet edhe me ndarjen nga dimri apo shënimin e ardhjes se sigurt të verës. Shqiptaret pavarësisht besimit, deri vonë e kanë festuar diten e Shëngjergjit – ditëlindjen e Gjergj Kastriotit!
Pas vdekjes se Gjergj Kastriotit dhe ripushtimit nga osmanet, presioni dhe propaganda ndaj figures kyçe kombetare nuk ka pas te ndalur dhe mjerisht ende nuk ka te ndalur! Por, ishte nderdija jonë kombëtare ajo e cila ketu e 552 vite e ruajti Gjergj Kastriotin, duke e festuar diten e tijë të lindjes si ditë te Shenjtit te tyre dhe e quajti Dita e Shën Gjergjit.
Nga qe dita e Shën Gjergjit fetar festohet më 23 prill, konstatoj qe dita e Shën Gjergjit shqiptar jo rastesisht u zgjodh nga populli te jetë 6 maji ! Prandaj edhe njëhere, shfrytezoj nga rasti qe te gjithë shqiptareve ne atdhe e ne diaspore t’ju uroj 6 majin, diten e Shen Gjergjit shqiptar-ditëlindjen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut!
Në fund edhe njëherë shfrytëzoj nga rasti që gjithë vëllezërve e motrave shqiptare, kudo qe janê, t’ju uroj 6 majin ditëlindjen e Gjergj Kastriotit – Shën Gjergj Arbërit !