Gjatë takimit Ahmeti-Duncan, zgjidhja e situatës është në duart e partive politike

Gjatë takimit Ahmeti-Duncan, zgjidhja e situatës është në duart e partive politike

24.02.2017 11:21:08

Sot në rezidencën Britanike në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar Ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikat, Alan Duncan si dhe Ambasadorin Britanik Charles Garrett.

Duncan shprehu përkrahjen e Britanisë së Madhe për një Maqedoni stabile dhe përparimtare dhe theksoi që zgjidhja e situatës është në duart e partive politike vendore.

Kryetari Ahmeti shprehu mirënjohjen për rolin e Britanisë së Madhe në vend dhe në rajon duke theksuar bashkëpunimin 16 vjeçar me Londrën zyrtare dhe foli për rolin dhe kontributin e madh të ushtrisë dhe zyrtarëve britanik për paqën dhe stabilitetin në vend.

Zgjedhjet në vend janë zhvilluar në mënyrë demokratike dhe të besueshme me çrast kanë prodhuar rezultat të ngushtë dhe shumë sfidues për partitë politike. Ai theksoi që rrumbullakësimi i Marrëveshjes së Ohrit, sundimi i së drejtës si dhe integrimi EuroAtlantik janë parakushte për stabilitet dhe siguri në vend dhe kërkoi përkrahjen e Londrës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ka theksuar kryetari i BDI-së ndër të tjera.